Rama: Jemi në realizimin e një intervenimi që do ta zgjidhë përfundimisht problemin e kanalizimit në rrugët B dhe C

12:"Lluka Murati
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë në realizimin e një intervenimi që do të zgjidhë problemin e kanalizimit në rrugën B dhe C.
Kështu ka njoftuar Rama në një postim në Facebook.
"Jemi në realizimin e një intervenimi që do ta zgjidhë përfundimisht problemin e kanalizimit në rrugët B dhe C, përmes hapjes së kanaleve të reja. Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Sokol Havolli, bashkë me ekipin teknik janë vazhdimisht në terren për të vlerësuar gjendjen dhe për të përshpejtuar zgjidhjen më efikase", ka shkruar Rama.
Ai ka shtuar tutje "për një Kryeqytet që kujdeset për çdo lagje dhe çdo banor"./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































