Rama emëron 12 ish-ushtarakë si prefektë të rinj (Video)

Kryeministri Edi Rama ka bërë një lëvizje të papritur sot kur ka emëruar 12 prefektë e rinj. Të dymbëdhjetë prefektët e rinj janë zgjedhur nga radhët e ish-ushtarakëve.
“Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura”, tha Rama, duke dhënë edhe emrat:
Prefekt i Kukësit, Zenel Kuçana, kolonel në rezervë
Prefekt i Dibrës, Nuredin Shehu, kolonel në rezervë
Prefekt i Shkodrës, Cesk Millja, kolonel në rezervë
Prefekt i Lezhës, Gjergj Prendi, kolonel në rezervë
Prefekt i Durrësit, Roland Nasto, kapiten i rangut të parë në rezervë
Prefekt i Elbasanit, Maksim Malaj, gjeneral major në rezervë
Prefekt i Fierit, Bakim Bala, kolonel në rezervë, drejtori i modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes
Prefekt i Beratit, Railla Dafa kapiten i rangut të parë
Prefekt i Korçës, Dhori Spirollari, gjeneral brigade në rezervë
Prefekt i Vlorës, Flamur Mama, me arsim ushtarak e civil në nivelin universitar
Prefekt i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, kapiten i rangut të parë të forcave detare në rezervë
Prefekt i Tiranës, Suzana Jahollari, e para kolonele në historinë e FA
“Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional“, tha tha Rama gjatë prezantimit të prefektëve”, ka thënë Rama.




















































