Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën së bashku me familjen e tij ka vizituar Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook.


Ai ka thënë se njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë.

“Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, ka shkruar Rama.

Qyteti i Prizrenit

Prizreni, është një ndër qytetet më të rëndësishme historike që duhet vizituar. Xhamia e Sinan Pashës është një nga objektet më të rëndësishme në Prizren. Përzierja marramendëse e arkitekturës osmane dhe asaj bizantine është mbreslënëse. Ndryshe quhet “muzeu nën qiellin e hapur. Kalaja e Prizrenit, është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike. Prizreni shquhet edhe për rrugët e vjetëra. Ushqimi është i mirë, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatrat përreth. Lugina Zhupa është e njohur për restorantet e peshkut, ndërsa rajoni i Hasit shquhet për ushqim tradicional siç është flija. Për ata që preferojnë muzikë moderne, “Ngom fest” dhe pop janë në fund të qershorit. Ndërsa “Doku fest” është festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër./Telegrafi/