LAJMI I FUNDIT:

Demanton Konjufcën, Rama: Asnjë fjalë s’e kemi folur për draftin e Asociacionit

Demanton Konjufcën, Rama: Asnjë fjalë s’e kemi folur për draftin e Asociacionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Podgorica të premten ka folur edhe për takimin që ka zhvilluar një ditë më parë me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca.

Ky i fundit pas takimit i pyetur nga mediat për propozimin e Ramës për Asociacionin, ka thënë se elemente të tij përmbajnë autonomi territoriale për serbët në Kosovë.

Procesi i Berlinit, Rama: Brukselit ia kam bërë të qartë që nuk ka takim me kryeministra në Tiranë pa atë të Kosovës
Lexo po ashtu Procesi i Berlinit, Rama: Brukselit ia kam bërë të qartë që nuk ka takim me kryeministra në Tiranë pa atë të Kosovës

Mirëpo, këtë deklarim Rama e ka hedhur poshtë duke thënë se me Konjufcën nuk kanë biseduar aspak për draftin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Sipas tij, kryeparlamentari i Kosovës nuk e ka parë draftin, por “e di se cfarë duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin”.

“Unë me Glaukun kemi pasur një bisedë fantastike miqësore e vëllazërore. Unë flisja dhe Glauku qeshte. Nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e Asociacionit. Por, pse i tha Glauku ato jashtë duhet të pyesni Albinin që nuk ishte në takim. Glauk s’di fare se çfarë është drafti, por di se çfarë duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin”, është shprehur Rama.

Ai tutje në mënyrë ironike ka thënë se “kështu funksionon demokracia në Qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj, është vendi më demokratik në Ballkan siç thotë Albini”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori