LAJMI I FUNDIT:

Rama ‘blindon’ bregdetin: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vendin

Rama ‘blindon’ bregdetin: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vendin

Ndarja e plazheve, që u bë shkak për katër viktima në Velipojë, nxori në një konferencë për medie kryeministrin Edi Rama.

Rama tha se subjektet private janë hasur vështirësi në aplikimin online pasi nuk e kanë kuptuar mirë procesin, por nga ana tjetër ai bëri përgjegjëse edhe bashkitë.

Ai paralajmëroi operatorët privatë t’i qëndrojnë strikt këtij procesi dhe të mos nisën operimin në kokën e tyre nëse nuk janë në rregull me dokumentacionin.


Për të garantuar këtë, Rama tha se policia do të jetë gjatë gjithë vijës bregdetare dhe do të konfiskojë çdo çadër, shtretër plazhi apo strukturë që është vendosur në mënyrë të paligjshme.

Dalin pamjet e djegies së 60 shtretërve të plazhit në Dhërmi
Lexo po ashtu Dalin pamjet e djegies së 60 shtretërve të plazhit në Dhërmi

“Besoj që përtej disa rasteve që janë bërë publike por edhe disa rasteve të tjera që nuk janë bërë publike por janë problematike besoj se në tërësi baza është pozitive. Në ditët në vijim kjo bazë duhet konsoliduar në mënyrë që piku i sezonit, korriku dhe gushti të jenë të garantuara në këtë aspekt. Edhe njëherë e përsëris që subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur me teorinë e faktit të kryer duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin dhe atë bazë materiale që kanë siguruar për aktivitetin e tyre sepse do tu merret dhe nuk do tu kthehet më mbrapsht si mjet ozurpimi i paligjshëm i hapësirës që nuk është e tyre por është e popullit shqiptar, e publikut, e qytetarëve”, tha Rama. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori