LAJMI I FUNDIT:

Rama apelon ndërtuesit: Merrni përsipër riparimet ose do të shkoni në burg

Rama apelon ndërtuesit: Merrni përsipër riparimet ose do të shkoni në burg

Kryeministri Edi Rama mblodhi edhe mëngjesin e sotëm qeverinë e tij në një mbledhje të jashtëzakonshme që i parapriu takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Nga kjo mbledhje, Rama lëshoi një paralajmërim serioz për të gjithë ndërtuesit e pallateve e të cilat janë dëmtuar gjatë tërmeteve që lëkundën Shqipërinë më 26 nëntor.

Ai ka kërkuar nga ndërtuesit që të marrin përsipër riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve.


Rama tha se janë duke punuar dhe së shpejti do të konkludojnë kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim.

“Dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë te godinat e dëmtuara por jo të rrezikshme që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për emergjencën apo zyrën e shtabit të emergjencës në Durrës dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t’i paguar një më një vetë godinat, të gjitha riparimet nga ato sipërfaqësore deri te dëmet materiale që i janë shkaktuar njerëzve”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar shtoi se kush i shmange këtij detyrimi do të përballet me drejtësinë.

“E bëj këtë apel sepse shumë shpejt do të jetë vonë për ta. Kush do t’i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejtë përpara organeve të drejtësisë, do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri. Bëhet fjalë për dëmtime që nuk kërcënojnë qëndrueshmërinë e godinës, por që vënë në pamundësi banueshmërinë e saj dhe që kanë të bëjnë me abuzime të ardhura pas, gjatë ekzekutimit të lejes së ndërtimit”, theksoi Rama. /Ora News/

Videon mund ta ndiqni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori