Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi sot ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës, ndërsa u shpreh se aeroporti i Mynihut ka hyrë në këtë projekt duke konfirmuar kështu suksesin e garantuar dhe kredibilitetin e projektit.
Në nisje të garës për projektin e aksit Milot-Fier, Rama u ndal te projektet e tjera infrastrukturore në vend, siç janë aeroportet dhe hekurudhat.
Sipas tij, “aeroportet tanimë janë të gjitha në proces”.
“Aeroportin e Rinasit e kemi në një nivel tjetër nga pikëpamja e kapaciteteve përpunuese qysh prej pak ditësh. Aeroportin e Vlorës e kemi kantier me një ecuri fantastike dhe lajmi i mirë është që Aeroporti i Mynihut, i cili është dhe operatori i parashikuar për Vlorën, ka lançuar një tender të vetin atje për sa i përket gjithë mjeteve të logjistikës së operimit, gjë që konfirmon, nga njëra anë, kredibilitetin e plotë të projektit, konfirmon standardet e projektit. Aeroporti i Mynihut nuk mund të hyjë në një projekt që shkel standarde europiane dhe mjedisore, sikundër është përfolur kot më kot apo edhe të transparencës, dhe konfirmon, po ashtu, suksesin e garantuar të atij projekti sepse Aeroporti i Mynihut nuk mund të futet në një projekt që është një ecje pa sëpatë në pyll, kur i thonë fjalës”, shtoi ai.
Po ashtu, Rama tha se aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme.
“Planet për aeroportin e Kukësit janë të qarta dhe ne jemi të bindur që në një kohë të arsyeshme do jetë një pikë referimi për gjithë zonën që prek, qoftë anën tonë në Shqipëri, qoftë anën e Kosovës, madje edhe më gjerë se kaq, përveç atyre shërbimeve që do të ofrojë”, tha ai, ndërsa informoi se së shpejti do hapet gara për aeroportin e Sarandës.
“Me portat e qiellit ne kompletojmë të gjithë rrjetin që kemi paraparë”, theksoi kryeministri.
Ndërkohë, Rama shtoi se faza tjetër ka të bëjë me hekurudhat.
“Faktikisht kemi filluar me Tiranë-Durrës, por kemi shumë për të bërë aty, qoftë me hekurudhën drejt Hanit të Hotit e qoftë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe qoftë dhe me hekurudhën e Korridorit të 8-të. Këto janë ambicie, por jo ambicie thjeshtë në hava, por ambicie që po materializohen hap pas hapi në procese të ndryshme, procese studimesh dhe projektimesh, procese fizibiliteti, procese të realizimit të investimeve”, tha ai./ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë