Rakitic: Jemi në formë të mirë

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, u shpreh shumë i kënaqur pas demolimit të Juventusti.
Barcelona e shkatërroi Juventusin me rezultat 3-0 falë një paraqitje dominuese.

Ishte Messi ai që shënoi dy gola, por në listë u shënua edhe Rakitic pas një topi të kthyer nga një goditje e Messit.
E kroati shprehu ngazëllimin me fitoren në këtë duel.
“Është gjithnjë me rëndësi që të fitoj”.
“Ne kemi pasur javë të mira dhe fitorja nga jep vetëbesim”, u shpreh Rakitic.
Barcelona mban vendin e parë në grup pas kësaj fitore bindëse. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































