LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Fitore e madhe dhe e merituar ndaj Spanjës, gati për Anglinë

Rakitic: Fitore e madhe dhe e merituar ndaj Spanjës, gati për Anglinë

Ivan Rakitic ka folur pas fitores së Kroacisë në Ligën Kombëtare me rezultat 3-2 kundër Spanjës duke thënë se e merituan fitoren dhe ishte një rezultat i madh për ne.

Kroacia ka fituar në momentet e fundit ndaj Spanjës dhe me një fitore ndaj Anglisë shpreson ta përfundoj grupin si lider.

“Tifozët panë një ndeshje të mirë”, ka thënë fillimisht mesfushori i Barcelonës pas ndeshjes.


Kroacia mposht Spanjën, futet në garë për vendin e parë në grup
Lexo po ashtu Kroacia mposht Spanjën, futet në garë për vendin e parë në grup

“Ne tentuam deri në fund dhe pritëm për atë gabim. Ai përfundimisht erdhi dhe të mposhtësh Spanjën është e mrekullueshme. Ajo jep shumë forcë”.

“Spanja gjithmonë mban peshën e një loje sepse ata pothuajse luajnë si një ekip që stërvit së bashku në baza ditore”.

“Ne prisnim momentin tonë. Patëm shanse ta bëjmë 3-1 dhe nuk ndodhi, por merituam fitore”.

“Jemi gëzuar shumë dhe është mirë të shohim tifozët këtu në stadium”.

“Mposhtja e Spanjës është një rezultat i madh për ne. Tani do të shkojmë në Wembley dhe të shohim nëse mund të përfundojmë të parët”, përfundoi Rakitic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori