Mino Raiola ka qëndruar në Milano gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar të janarit.

Menaxheri i famshëm i yjeve të mëdha të futbollit si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Mario Balotelli apo Gianluiggi Donnaruma ka biseduar me krerët e Napolit.


Mediat italiane kanë raportuar se Raiola ka biseduar me krerët e Napolit për të ardhmen e klientit të tij Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic gjithnjë ka thënë se ëndërron të luaj një ditë me Napolin dhe duket se kjo ëndërr e tij do të bëhet realitet.

raiola dhe Ibrahimovic

Suedezi dëshiron të fitoi trofe me Manchester Unitedin, por nëse nuk arrin të fitojë trofe dhe të futet në Ligën e Kampionëve do të largohet nga ‘Old Traford’.

E ardhmja e Ibras pritet të jetë në Serie A, te Napoli për ta bërë ëndrrën realitet të luaj në skuadrën e Diego Armando Maradonas.

Kujtojmë që Ibrahimovic ka kontratë me Manchester United deri në fund të stinorit. /Telegrafi/

telegrafi sport app