Gjatë këtij viti, Banka Raiffeisen ka dhuruar pajisje për repartet e gjinekologjisë të 6 Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë në vlerë prej 50 000 eurove. Para dy viteve, ndërkaq, ka dhuruar donacion në QKUK në vlerë prej 100 000 euro, gjithashtu për Klinikën e Gjinekologjisë.
Prishtinë, 6 tetor 2016 – Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot drejtorin ekzekutiv të Bankës Raiffeisen në Kosovë Robert Wright, me të cilin biseduan për bashkëpunimin dhe përkrahjen që kjo bankë me donacione është duke i dhënë sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Ministri Rrahmani e falënderoi drejtorin Wright për kontributet që Banka Raiffeisen i ka dhënë për të ndihmuar institucionet shëndetësore me pajisje dhe në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.
Drejtori ekzekutiv i Bankës Raiffeisen, Robert Wright , tha se është i lumtur që kjo bankë ka pasur mundësinë që të ndihmojë institucionet shëndetësore dhe pacientët përmes sigurimit të pajisjeve të ndryshme, të cilat ai vlerësoi se po përdoren drejt me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Në këtë aspekt, z. Wright tha se është i kënaqur edhe me bashkëpunimin me MSh-në dhe institucionet shëndetësore që donacionet të japin efektin për çka është kontribuar.
Gjatë këtij viti, Banka Raiffeisen ka dhuruar pajisje për repartet e gjinekologjisë të 6 Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë (Spitalin e Pejës; Spitalin e Gjakovës; Spitalin e Ferizajt; Spitalin e Gjilanit; Spitalin e Prizrenit dhe Spitalin e Mitrovicës). Pajisjet e dhuruara janë: CTG, shtretër të lindjes dhe shtretër për foshnja. Në total donacioni kap shumën e 50 000 eurove.
Para dy viteve, ndërkaq, Banka Raiffeisen ka dhuruar donacion në QKUK në vlerë prej 100 000 euro, gjithashtu për Klinikën e Gjinekologjisë.
z. Wright e konfirmoi se përkrahja për sektorin e shëndetësisë nga ana e Bankës Raiffeisen do të vazhdojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës