Përfaqësues të bankës “Riffaisen Bank” kanë shprehur vullnetin që 24 shkolla të mbështeten me çanta, fletore dhe mjete tjera të punës për 645 nxënës në nevojë në komunën e Ferizajt.

Këtë donacion e kanë mirëpritur edhe drejtuesit e Komunës dhe ata të sektorit të arsimit.


Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt , ka thënë për Telegrafin se ky donacion është mjaftë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për nxënësit nevojtar.

“Sëbashku me bashkëpunëtorët pranuam këtë donacion nga “Përfaqësuesit e bankës “Riffaisen Bank” dhe u shprehim mirënjohje dhe falënderime pasi që ishte donacion shumë i nevojshëm për nxënësit nevojtar në komunën tonë”, ka thënë Llabjani.

Donacionin e ka dorëzuar Milaim Ademi që e përfaqësonte këtë bankë, ndërsa ka shtuar se kjo është një dhuratë për nxënësit ferizajas dhe po bëhet në prag të vitit të ri shkollor 2024-2025./Telegrafi/

457035563 911075541062904 2004334204084974633 n