LAJMI I FUNDIT:

Rafinha: Më thanë se do të më shkatërrojnë nëse do të transferohem te Bayerni

Rafinha: Më thanë se do të më shkatërrojnë nëse do të transferohem te Bayerni
Rafinha (Foto by Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

Në tetë vitet e fundit, Rafinha ka regjistruar 179 paraqitje për Bayern Munichun dhe fitoi njëzet trofe duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit bavarez.

Megjithatë, ndoshta detaji më interesant i karrierës së brazilianit u regjistrua kur filloi të fliste për transferimin e mundshëm nga Genoa në Bayern.

“Unë kisha edhe gjashtë muaj deri në fund të kontratës me Schalke 04, por ata më thanë se mund të shkojë në çdo ekip tjetër pos në Bayern. Nëse mendoni të nënshkruani me bavarezët, ne do ta shkatërrojmë karrierën tuaj, ata më thanë. Magath tha fjalë edhe më të rënda”, pohoi Rafinha për FOX Sports.


Rafinha dhe Rodrigo De Paul (Foto by Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj, lojtari përfundoi duke luajtur për Genoan, por nënshkroi një kontratë njëvjeçare.

Ajo që braziliani nuk e dinte ishte se italianët planifikuan menjëherë ta shesin më vonë te rekordmeister.

” Presidenti i Genoas më tha se në klubin italian do të qëndroj një vit ose gjashtë muaj dhe më pas më pret një transferimin. Kur e pyeta se ku, ata u përgjigjën, ‘Bayern'”, shpjegoi Rafinha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori