LAJMI I FUNDIT:

Radja Nainggolan: Te Roma përjetësisht, as një ton me para nuk më lëkund

Radja Nainggolan: Te Roma përjetësisht, as një ton me para nuk më lëkund

Radja Nainggolan mund të nënshkruajë kontratë jetëgjatë me Romën dhe e përshëndeti Francesco Tottin.

Mesfushori belg është vazhdimisht në qendër të spekulimeve të transferimeve për te Interi, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe klubet në Kinë.

“Unë jam shumë i lumtur në Romë dhe nuk shoh asnjë arsye përse duhet të largohem”, i tha Sky Sport Italia.


“Kam gjithçka që kam nevojë, pasi në këto rrethana as edhe një ton të parave nuk mund ta ndryshojë mendjen tuaj.

“Unë mund të nënshkruaja një kontratë të përjetshme me Romën. Nëse, natyrisht, një ditë ata vendosin të më largojnë. Tani për tani jam i lumtur këtu dhe gjëja më e rëndësishme për mua është të jem i lumtur”.

Dashuria e Nainggolan për Giallorossi u frymëzua edhe nga ish-shoku i ekipit, tani drejtori, Totti.

“Ai ishte një lojtar i skenës botërore dhe kudo që ka luajtur, njerëzit e thërrisnin emrin e tij. Unë mendoj se fitoi respekt në fushë për të qenë kampion si ishte. Kur u tërhoq, të gjithë në stadium filluan të qajnë. Duhej të ndodhte herët a vonë, por ishte një moment i tmerrshëm për të”.

“Totti mbetet një person shumë i rëndësishëm për mua. Ishte e vështirë për të në fillim, por me këtë rol të ri brenda klubit, ai mund të hyjë në dhomën e zhveshtoreve dhe përpiqet të jetë afër ekipit”.

Të gjitha lajmet nga Radja Nainggolan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Radja Nainggolan

Nainggolan kaloi shumicën e karrierës në Itali, por angazhimet me kombëtaren e Belgjikës ishin të kufizuara pasi që shihet si një lojtar problematik.

“Unë u rrita pa një prindër, kështu që përpiqem t’u jap kohë fëmijëve të mi. Nëna ime më mësoi aq shumë ndërsa u largova nga shtëpia në moshën 17 vjeçare për të nisur karrierën time në Itali, kështu që nuk ishte e lehtë”.

“Unë jam shumë i lumtur me mënyrën se si e kam jetuar jetën time, edhe nëse disa thonë se nuk jam shembull i mirë. Jam futbollist dhe jo edukator. Në jetën time private bëj dhe them atë që mendoj se kam të drejtë. Unë jam gjithmonë i gatshëm për ndeshjet”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tebas i kundërpërgjigjet Ancelottit dhe Real Madridit: Ju kërkuat ndryshimin e orarit për një tjetër ndeshje

Tebas i kundërpërgjigjet Ancelottit dhe Real Madridit: Ju kërkuat ndryshimin e orarit për një tjetër ndeshje

La Liga
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Shqipëria U21 shpall listën për dy ndeshjet e radhës, FSHF merr një tjetër talent nga Kombëtarja e Kosovës

Shqipëria U21 shpall listën për dy ndeshjet e radhës, FSHF merr një tjetër talent nga Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Shqipërisë

"Ishim të bindur se do ta eliminojmë Kosovën" - Egzon Bejtullai flet për përballjen me Dardanët në vitin 2020

Përfaqësuesja e Maqedonisë
Gjiganti evropian bën hapa para, gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

Gjiganti evropian bën hapa para, gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

La Liga
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Kalo në kategori