LAJMI I FUNDIT:

Radev: Vetëm përmes dialogut me Bullgarinë do të përshpejtohet rruga e Shkupit drejt BE-së

Radev: Vetëm përmes dialogut me Bullgarinë do të përshpejtohet rruga e Shkupit drejt BE-së

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nga Brukseli deklaroi se përshpejtimi i rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është vetëm përmes dialogut me Bullgarinë.

“Është koha të gjithë të kuptojnë se përshpejtimi i perspektivës evropiane për shtetin tonë më të afërt varet vetëm nga angazhimi dhe rezultatet nga dialogu me Bullgarinë. E kam të qartë se njerëzit në RMV janë vëllezërit tanë dhe ne kemi për obligim t’i ndihmojmë ata. Bullgaria mbetet e hapur për marrëveshje bilaterale që janë në interes të të dy vendeve”, tha Radev.

Sipas tij, Bullgaria ka pasur trysni nga partnerët evropianë për fillim të bisedimeve.


“Këtë muaj, një muaj e gjysmë, Bullgaria ishte në trysni të madhe nga partnerët evropiane që në Këshillin e sotëm Evropian të fillohen bisedimet për anëtarësim. Besoj se e kuptuan se akuzat ndaj Bullgarisë janë ta pabazuara dhe se kemi qëndrim të qartë për të gjetur dalje nga ky problem. Është koha që të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi te zgjidhjet. Trysnia do të vazhdojë, por ne dëshmuan se jemi për dialog konstruktiv”, tha Radev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori