Fatma punon si edukatore në Berlin. Që në mëngjes kur shkon në punë me makinë, fillon diskriminimi, thotë ajo. “Shoferët e tjerë më shikojnë me vëmendje”. Ajo është e veshur sipas modës, me elegancë, dhe mban shami koke. “Mësuesja në qendrën e trajnimit të edukatorëve më tha, se shamia e kokës nuk është higjienike”. Fatma thotë se shkollën e ka përfunduar me rezultatin “shumë mirë”. Por, ende nuk është e lehtë për të që të gjejë një punë. Dhe, kjo përkundër faktit se arsimtarët nevojiten urgjentisht – në Berlin dhe në të gjithë Gjermaninë. Ajo mendon se shamia është një disavantazh për të. “Kjo më dëshpëron. Kjo lë gjurmë tek unë”.
Hanna jeton po ashtu në Berlin. “Unë nuk guxoj të shkoj në lagje të caktuara”. Kur ajo merr metronë me fëmijët, thotë ajo, dëgjon rregullisht ato që ajo i quan “komente idiotike”, për shkak të fëmijëve dhe flokëve të errët. “Njerëzit më thonë se duhet të kthehem në vendin tim”. Hannas ia sheh në fytyrë lëndimin nga armiqësi të tilla, sidomos kur ato ndodhin para fëmijëve. Nëse si gazetar në Berlin dëshironi të flisni për racizmin në Gjermani, me gratë për përvojat e tyre, shembujt të vijnë nga të gjitha anët.
“Përvojat e diskriminimit nuk ndodhin rastësisht, por zakonisht bazohen në atribuime raciste”, shpjegon Aylin Mengi nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Ajo është bashkautore e Monitorit të Racizmit të botuar nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Studiuesit anketuan pothuajse 10 mijë njerëz në të gjithë vendin. Është një nga anketimet më gjithëpërfshirëse të të dhënave mbi racizmin dhe diskriminimin në Gjermani.
Rezultatet e raportit aktual nga marsi 2025 tregojnë se sidomos njerëzit që shihen nga të tjerët si migrantë apo myslimanë, janë veçanërisht të prekur – pavarësisht nëse janë në të vërtetë apo jo migrantë. Disa sepse mbajnë shami, si Fatma. Ose për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ose sepse, si Hanna, kanë flokë të errët. Më shumë se gjysma e njerëzve të dallueshëm nga pikëpamja racore përjetojnë diskriminim të përditshëm, të paktën një herë në muaj.
Gratë myslimane dhe personat me ngjyrë janë veçanërisht të prekur: Sipas rezultateve të raportit, mbi 60 për qind e tyre kanë përjetuar rregullisht diskriminim në jetën e përditshme. “Shohim që përvojat e diskriminimit janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në shoqërinë gjermane”, shpjegon Cihan Sinanoğlu në një intervistë për DW, drejtues i Monitorimit të Racizmit. “Dhe, ne shohim se racizmi në Gjermani po bëhet më i fshehtë dhe i përshtatet normave sociale”. Në shumicën e shoqërisë është ende shumë i përhapur qëndrimi se pakicat etnike dhe fetare bëjnë tepër kërkesa politike, thotë Sinanoğlu, duke përmbledhur rezultatet. “Kjo tregon se grupeve të caktuara shoqërore ende u mohohen të drejtat politike”.
Në Gjermani, njerëzit me përvojë të diskriminimit ndeshen me një shoqëri shumicë në të cilën racizmi është pjesë integrale e saj. “Më shumë se një e pesta e popullsisë totale gjermane ka qëndrime raciste të theksuara”, shpjegon Cihan Sinanoğlu.
Eksperiencat e paragjykimit dhe përjashtimit kanë pasoja të gjera, shpjegon drejtuesi i studimit duke u nisur nga rezultatet: “Çrregullimet e ankthit dhe depresionit shtohen sa më shumë përvoja të diskriminimit dhe racizmit të kem. Dhe, besimi në institucionet sociale zvogëlohet sa më e madhe të jetë shtrirja e përvojave të diskriminimit”. Hartuesit e studimit kritikojnë se racizmi social shumë shpesh lihet mënjanë si një çështje minore nga partitë politike në Gjermani. “Ne jetojmë në një shoqëri post-migrante: çdo familje e tretë në Gjermani ka marrëdhënie me migrantët”, analizon Naika Foroutan, drejtuese e qendrës kërkimore, në prezantimin e monitoruesit të të dhënave. “Përvojat diskriminuese nuk mbeten vetë tek personat e prekur, por prekin edhe një pjesë të madhe të shoqërisë”.
Naika Foroutan kujton se nuk duhet harruar edhe diçka tjetër në debatin për racizmin në Gjermani: “Ka një shumicë të gjerë kundër racizmit në Gjermani. Njerëzit duan të mësojnë për tjetrin. Dhe, ata nuk janë të lodhur duke u informuar për racizmin”.
E ngarkuara federale kundër diskriminimit, Ferda Ataman, i sheh rezultatet e monitorimit si një mandat për politikanët. “Ne kemi një nga ligjet më të dobëta kundër diskriminimit në Gjermani. Studimi tregon qartë se njerëzit duhet të mbrohen më mirë”, kërkoi Ataman në një intervistë për DW. Këtë kërkesë ajo ia drejton kryesisht qeverisë së ardhshme federale, negociatat për të cilën po zhvillohen aktualisht mes konservatorëve dhe socialdemokratëve në Berlin. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

Kurti nuk është i vetmi – këto janë historitë e disa emrave të njohur botërorë që ‘ranë në kurthin’ e dy komedianëve rusë

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Njohja nga Kenia, Kurti: Lajm shumë i mirë për Kosovën

Udhëheqësi i NATO-s paralajmëron Rusinë të presë një reagim 'shkatërrues' nëse ndonjëherë sulmon Poloninë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?