LAJMI I FUNDIT:

Qyteti antik i Apolonisë në rrezik

Qyteti antik i Apolonisë në rrezik

Drejtori i muzeut te qytetit antik të Apolonisë, jep alarmin për të ndërhyrë urgjentisht në rikonstruksionin e muzeut, përndryshe nesër do të jetë vonë. Rrezikohet të shemben muret kryesore të manastirit, ose të quajtur ndryshe, Muzeu i qytetit antik të Apolonisë, që varet nga Instituti Arkeologjik dhe nga Instituti i Monumenteve.

Alarmin për këtë e ka dhënë edhe drejtori i Muzeut, Vangjel Dimo. Ajo që të jep alarmin është ajo e mureve të jashtme të manastirit, ku ndodhet salla e muzeut. Dimo ngre shqetësimin rreth plasaritjeve të mureve të kishës mesjetare, që i përket vitit 1200, më gjithë se, për të është treguar më shumë kujdes

Një problem tjetër është edhe në qytetin Antik të Apolonisë. Sipas njërit prej restaruesve të këtij qyteti, ka pasur raste kur njerëz të papërgjegjshëm dëmtojnë kolonat e ndryshme, që janë të ekspozuara në shëtitore, apo të dëmtimeve të tjera me pasoja vjedhje. /tva1/