Muharrem Miftari
Epilogu i ndeshjes së djeshme dihet tashmë. Që para ndeshjes shpreheshin ide e analiza të nduarnduarta e që edhe për këtë nuk ka nevojë të bëjmë ndonjë shoshitje të veçantë.
Tashmë, dihet, në kë këto rrethana bëhen analiza aq të stërholluara, sa arrihet deri në atë shkallë sa futen edhe në brendi të shpirtit të lojtarëve, trajnerëve, për të dhënë, kështu, një pasqyrë sa më të saktë të ngjarjes.
Këtu nuk kam ndërmend të futem në analizën e lojës dhe të kontributit të lojtarëve në këtë ndeshje rrëqethëse, por do të përqendrohem, mundësisht, në rrethanat që i përkasin përreth lojës. Pra për gjërat që kanë të bëjnë jashtë fushës së gjelbër të futbollit.
Deri dje, djemtë tanë, që luanin për ekipin zviceran, ishin në vëmendjen e medieve evropiane e lëre më atë kombëtare, duke u vënë edhe para një sprove edhe më të vështirë se atë sportive, shpirtërore, duke i vënë, rrjedhimisht, në dyluftimin e brendshëm të tyre.
Deri dje, ndaj djemve tanë, që luanin për ekipin zviceran, nuk kanë qenë të rralla thumbimet, “ndëshkime” morale nga pala jonë, por që, kohëve të fundit, këto sikur duken krejt të rralluara, për të mos thënë, të harruara!
Deri dje, na kujtohet edhe qëndrimi i Federatës zvicerane lidhur me pranimin e Federatës së Kosovës në UEFA e FIFA, me arsyetimin, kinse djemtë tanë që luajnë për Zvicrën në të ardhmen do të mund të luanin për Kosovën!
Dje dhe sot, qëndrimet ndaj djemve tanë, që luajnë për ekipin zviceran, kanë ndryshuar. T’i kujtojmë ndeshjet kualifikuese në Botërorin e kaluar. Fillimisht e vumë në bankën e zezë, ndërsa në botërorin e zhvilluar në Brazil, dinim të anonim aq lehtë e mirë për këta djem, sa ta konsideronim përfaqësuesen zvicerane si Kosovë të vogël!
Dje dhe sot, sidomos sot, qëndrimet tona ndaj këtyre djemve, që luajnë për ekipin zviceran, kanë ndryshuar aq lehtë, sa të arsyetonim çdo lëvizjet e tyre në fushë dhe qëndrimet e tyre jashtë saj, ngase edhe ata, si ne, kanë gjakun tonë, mendje dhe shpirt shqiptari.
Ndërkaq , këta djem, lojtarë të ekipit zviceran, kundruall thumbimeve, “ndëshkimeve” tona ndaj tyre, ata vijuan rrugën e tyre që kishin vënë vetes si qëllim: çdo gjë për sportin, për fushën e gjelbër – futbollin.
Këta djem, lojtarë të ekipit zviceran, me gjithë trajnerin e tyre me përkatësi serbe, kundruall qëndrimeve shoviniste e antinjerëzore të shtetit prej nga vinte ai, pranonin të luanin, t’i vinin në fushën e gjelbër idetë e tij për lojën dhe futbollin.
Këta djem, lojtarë të ekipit zviceran, me gjithë qëndrimet tejet të ulëta të përfaqësuesit të Federatës zvicerane të futbollit, pranojnë të vazhdojnë të luajnë për ngjyrat e ekipit zviceran.
Këta djem, lojtarë të ekipit zviceran, që jetojnë në Zvicër, (ka edhe shumë komunitete tjera, që jetojnë atje,pse, vallë, nuk janë shquar të tjerët sa këta tanët?) u dëshmuan si rrallëkush tjetër me talentin e tyre për futbollin. Sa duhet të jenë falënderues djemtë tanë për mundësitë, që u kanë dhënë këtyre, po aq, në mos më shumë, duhet të jetë falënderues shteti zviceran për shpirtin luftarak dhe angazhimin e tyre deri në vetëmohim për të mirën e ekipit për të cilin luajnë.
Këta djem, lojtarë të ekipit zviceran, kundruall epiteteve nga më të ndryshmet, sa nga atdheu, prej nga ata vijnë, sa nga vendeve fqinje, sa nga vendi ku ata jetojnë, me angazhimin e tyre vetëmohues, kanë dëshmuar një gjë që Evropa duhet ta ketë në konsideratë e që ne bashkëkombësit e tyre duhet të jemi krenarë, se ata me qëndrimet e tyre ndaj fushës së gjelbër dhe me angazhimin e tyre në fushë e gjelbër dëshmuan, si rrallëkush tjetër, levën tonë qytetëruese.
Këta djem dëshmuan qartë se ndeshja e futbollit nuk është dhe nuk duhet të jetë ndeshje ku fyhen shpirtrat e lëndohen ndërgjegjet, por ndeshja e futbollit, para së gjithash, është lojë që duhet të sjellë kënaqësi, sikundër kemi përjetuar edhe ne në ndeshjen e djeshme, pavarësisht humbjes minimale që pësoi kombëtarja jonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët