Qytetari has në mjet të dyshuar shpërthyes në një zonë pyjore në Dragash, reagon Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten pasdite në territorin e Komunës së Dragashit është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, të gjetur në një zonë pyjore nga një qytetar.
Sipas raportit ditor, rasti është evidentuar më 15 maj 2025, rreth orës 14:15, dhe është trajtuar nga njësiti policor përkatës, raporton Telegrafi.
“Është raportuar se në pyll ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor përkatës të cilët kanë trajtuar rastin”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































