LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të revoltuar për çmimet e larta të produkteve ushqimore

Qytetarët të revoltuar për çmimet e larta të produkteve ushqimore

Qytetarët shprehen të revoltuar për çmimet e larta të produkteve ushqimore pavarësisht masës për kufizimin e marzhave të fitimit që përfundon sot. Sipas qytetarëve, për një muaj sa masa ishte në fuqi qytetarët përveç se nuk arritën të kursejnë ato nuk blenë thuajse asgjë nga produktet të përfshira në këtë masë.

“Mundet edhe me pak por mundet edhe me shumë. Kur ka shumë ha nga A e deri në Zh, kur nuk ka patjetër të bësh ekonomi”, u shpreh një qytetare.

“A ishte më lirë këtyre ditëve? Asgjë, njëjtë ishte. Nuk keni vërejtur asgjë më lirë? Asgjë, gjithçka shtrenjtë…domate, speca dhe gjithçka”, deklaroi një qytetare.


Madje, disa nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit thanë se produktet bazë si qumështi, vaji, sheqeri dhe të tjera në Maqedoni shiten dyfish më shtrenjtë në shtetet perëndimore.

“Çka mbërrin me pensionin që ke? Asgjë, rrymën, ujin, shkojnë krejt, ndonjë thes miell nëse e merr aq, ma shumë s’ka. Qumështi, mielli prapë shtrenjtë. Një kilogramë djathë me shku me marr është 600 denarë ose mish, të gjitha shtrenjtë”, tha një qytetar.

Pas përfundimit të masës për kufizimin e marzhave të fitimit të një pjese të produkteve ushqimore bazë pritet të shihet për sa do të rriten çmimet e produkteve që ishin pjesë e të ashtuquajturës shportë konsumuese të vjeshtës. Vendimi për kufizimin e marzhave u mor nga Qeveria në gjysmën e dytë të shtatorit, ndërsa me të u përfshinë 73 produkte ushqimore bazë, marzha bruto e fitimit të të cilave u kufizua në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.
Qeveria paralajmëron se do të kundërshtojë ashpër nëse çmimet rriten sërish./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori