Qytetarët shprehen kundër reduktimeve dhe shtrenjtimit të rrymës në Kosovë

Për reduktimet e energjisë elektrike të cilat janë duke u aplikuar që nga dita e hënë, të pakënaqur shprehen edhe qytetarët. Sipas tyre kjo nuk është e drejtë, derisa të mllefosur shprehen edhe për paralajmërimin e rritjes së tarifave. Ata thonë se shtrenjtimi i rrymës dhe reduktimet e saj ndikojnë në ekonomitë familjare.
Qytetari Shefki Kolgeci nga Theranda thotë se shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm.
“Unë mendoj që nuk është e mirë që reduktimet nuk kanë qenë as përpara as tash, po sidomos tash është koha e verës, prej tash e u bën reduktimet po dimrit çfarë do të bëjmë. Shtrenjtimi i rrymës edhe kjo nuk përballohet për shkak se të ardhura nuk kemi, rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten, me këto të ardhura nuk mundemi me i përballu këtij shtrenjtimi në qoftë se bëhet shtrenjtimi përndryshe kështu siç është disi ia dalim”, tha Kolgeci.
I pakënaqur përball kësaj situate është edhe qytetari Vesel Veseli, i cili thotë se qeveria duhet të marrë masa për ta zbutur këtë situatë.
“Këto shtrenjëtime të rrymës janë shumë të paprekshme për buxhetin e familjeve tona, por qeveria për me i zbut këto probleme duhet me marrë masa sociale duke ngritur pensionet, duke ngritur ndihmat sociale e përfitimet tjera për qytetarët. Me këto buxhete familjare që i kanë shumica e familjeve tona është vështirë për t’i mbuluar këto shtrenjtimi të rrymës”, thotë ai
Ndërsa, ka shtuar se këto reduktime janë të paarsyeshme.
“Edhe reduktimet për mua janë të pa arsyeshme. Si arsyetohet për shembull në pikë të verës me e bë dimër, si arsyetohet në pikë të ditës me ma bë natë, d.m.th. duhet t’i respektojmë ligjet e natyrës e jo si të na teket, por duhet ta menaxhojmë me kohë prej resurseve e buxhetit të qeverisë. Është dashur me lidh kontrata me marrëveshje nëse ka nevojë me importua e jo qytetarët me i lanë pa rrymë, jo vetëm familjet që pësojnë, por po pëson edhe ekonomia jonë, të gjitha bizneset d.m.th. zhvillimi ekonomik i vendit pëson pa rrymë. Pa rrymë nuk ka ekzistencë në ditët e sotme e si d.m.th. me një element qenësor të jetës sonë me bë lojë”, thotë ai.
Edhe Faik Shaqiri shprehet i pakënaqur me reduktimet dhe paralajmërimet për shtrenjtim të rrymës.
“Na vet nuk e dimë. Nuk i kemi kushtet me na e rrit jemi ligsht prej pensionit, çdo send po kushton, peleti shtrenjtë, druri shtrenjte, vetëm të jemi shëndosh, pensionet nuk po rrihet, asgjë. Një herë e ndalën, por tash po thonë ‘jo, jo’, por prapë ndoshta e bëjnë po këta, nuk e dimë tash. Nuk është e drejtë, ku është e drejtë, nuk ka të drejtë askund, nuk kemi asgjë, nuk kemi shtet as s’kemi asgjë, as nuk kemi te drejta. Ku është e drejtë 100 euro pensioni, a pikë së pari duhet ta kemi 300 deri 500 euro, po nuk kemi çka të bëjmë”, thekson Shaqiri.
Ndërkaq zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike.
“Aktualisht ka reduktime, ndërsa sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike”, ka thënë ai.
Furnizuesi me rrymë, KESCO ka propozuar të premten dyfishimin e tarifave të rrymës, kjo është arsyetuar me mos disbursim të subvencioneve të premtuara nga qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare