Janë shumë shtëpi, toka, vetura dhe pasuri tjera të luajtshme apo të paluajtshme, që presin një pronar të ri, por janë të rrallë ata që vendosin t’i blejnë ato.
Bëhet fjalë për hipotekat, të cilat bankat komerciale që operojnë në tregun e Kosovës, i kanë vënë në shitje. Shitja e hipotekave vjen si pasojë e mospërmbushjes së obligimeve ndaj bankave nga ana e kredimarrësve.
Për të marrë ndonjë vlerë të caktuar të kredisë, klientët e bankave, si peng duhet futur shtëpinë, dyqanet, veturat, tokat deri te pajisjet elektronike të shtëpisë, vlera e së cilave duhet të jetë më e lartë se e kredisë së miratuar.
Por, për shkak të hezitimit të qytetarëve për blerje të këtyre pronave me procedurë gjyqësore, në shumicën e rasteve hipotekat i blejnë vetë bankat, thonë përmbarues privat në Kosovë.
“Ekzekutimi i Hipotekës” nënkupton procedurën gjyqësore për shitjen e kolateralit të hipotekës me qëllim për të përmbushur një detyrim që sigurohet me hipotekë në rastet kur kredimarrësi nuk i përmbush detyrimet sipas marrëveshjes me bankat.
Fadil Hoxha, zëvendëskryetar i bordit të Odës së Përmbaruesve Privat në Kosovë, thotë se qytetarët ende hezitojnë të blejnë prona të lëna hipotekë në banka.
“Ka një hezitim nga personat tjerë, ndërkaq zakonisht këto hipoteka që i kanë lënë debitorët, si garanci për kthimin e kredisë, kryesisht ose 95 për qind prej tyre, i blejnë vetë kreditorët, përkatësisht bankat”, thotë Hoxha.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se tradita e qytetarëve në Kosovë nuk lejon për të blerë prona nga palët e treta, e që janë në ankande publike.
Naim Gashi shprehet se në disa raste të shitjes së hipotekave, blerësi i ri ka pasur problem nga personi, i cili nuk ka arritur të shlyejë borxhin në bankë.
“Pra, arsyeja kryesore qëndron se qytetarët dhe bizneset nuk kanë dëshirë që përmes blerjes së pronës të blejnë edhe probleme. Kjo ndikon shumë negativisht në funksionimin e tregut të patundshmërive dhe interesave bankare në Kosovë. Në pamundësi për shitjen e hipotekave, bankat po i mbajnë të larta kamatat e kredisë”, vlerëson Gashi.
Ai thotë se edhe mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ndikon në këtë drejtim.
“Sa i përket aspektit legal, unë mendojë se nuk ka asnjë problem për blerjen e këtyre pronave, sepse pronarët janë të ligjshëm dhe legal, por duke marrë parasysh sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, shpesh herë ka ndodhur që pronarët e rinj të kenë probleme nga pronarët e vjetër, të cilët pronat e tyre i kanë humbur në hipotekë”, shpjegon Gashi.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, mbi 2. 2 miliardë euro ka arritur vlera e kredive në 10 bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, me kamata të interesit mbi 8 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë. ?REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker