Deklarata e presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan me anë së cilës ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka shkaktuar reagime në Kosovë.
Ndonëse institucionet nuk kanë dal ende me ndonjë qëndrim përveç kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kjo deklaratë për qytetarët është shqetësuese.
Dje presidenti i Turqisë, Erdogan ka deklaruar në Stamboll se kryeministri Haradinaj do të japë llogari për kundërshtimin që ka bërë për deportimin e gjashtë ‘gylenistëve” të enjten nga Kosova.
Deportimi i shtetasve turq për qytetarin Arben Hoxha është një trishtim. Ai tha se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut nga organet vendore.
Në lidhje me deklaratën e Erdogan, Hoxha thotë të mos jetë befasuar pasi që ai konsideron se presidenti turk është fashist dhe terrorist. Megjithatë, Hoxha thotë se kjo duhet t’i shërbejë popullit që të mos përsëriten gabime të tilla.
“Rrëmbimi i qytetarëve turq ka qenë për mua trishtim. Së pari si fat i njerëzve dhe e dyta si shkelje e drejtave të njeriut nga ana e sistemit tonë, pastaj ky kërcënim që vjen pas mua nuk më habit, Erdogani ushtron terror në popullin e vet së pari, pastaj mendon ta shtrijë ndikimin edhe te ne dhe si duket edhe ka arrit ta shtrijë ndikimin, por kjo duhet të na shërbej me i hap sytë dhe me ndërpre këtë ndikim sa më shpejtë, sepse është shumë i dëmshëm për ne”, tha Hoxha.
Edhe këngëtari, Shkumbin Kryeziu, deklaratën e presidentit turk e sheh të padrejtë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, por sipas tij veprimet e institucioneve të vendit me ngutin e tyre ka vënë në dyshim të madh rreth të arrestuarve.
“Mendoj se nuk është e drejtë të ketë qasje të tillë ndaj kryeministrit tonë, mendoj që është e padrejtë ky intervenim apo kjo përzierje. Në këtë rast është bërë një shkelje e drejtave të njeriut, është bërë një shkelje brutale nga organet tona kompetente me deportimin e këtyre njerëzve. Kjo nguti mua më bën për të dyshuar dhe dëshiroj atyre familjeve, atyre njerëzve që të lirohen sa më parë, mirëpo tash është në duart e Turqisë, por shpresoj se në të ardhmen Kosova të veprojë jo në këtë mënyrë”, tha Kryeziu.
Edhe për qytetarin tjetër Rabit Osmani, kërcënimi i Erdoganit është i paprecedent, pasi që sipas tij janë dy shtete të pavarura me njëra-tjetrën.
Osmani edhe pse nuk është i kënaqur me udhëheqjen e kryeministrit Haradinaj, ai i del në mbrojtje karshi kërcënimit të presidentit turk.
“Kërcënimi i kryetarit të Turqisë, Erdoganit është i pa precedan, ai është një shtet i pavarur edhe Kosova është një shtet i pavarur, sado që Ramushi sa i përket udhëheqësisë së Kosovës është katastrofë, megjithatë në këtë rast e mbroj dhe nuk ka një president i një shteti tjetër m’u përzi në punë të brendshme të një shteti tjetër”, tha Osmani.
Nexhmedin Llapashtica kërkoi nga kryeministri Haradinaj që të jetë i gatshëm në këto momente që sipas tij i gjithë populli që jeton në shtetin e Kosovës janë në duart e tij.
“Kërcënimi i mikut si ta quaj ashtu Erdoganit është ‘se ti e ke popullin tënd, shtetin tënd, statusin tënd dhe ne e kemi tonin’, mirëpo porosis kryeministrin tonë të jetë syçelë në këto momente në të cilin varet krejt territori, populli dhe shteti në duart e juaja”, tha Llapashtica.
Qytetari Afrim Gashi, thotë se presidenti i Turqisë nuk ka drejtë të kërcënojë Kosovën sepse siq thotë ai “jemi nën ombrellën e SHBA-ve dhe turqit nuk i kemi vëllezër por i kemi pas armiq”.
“Parimisht është nguti e kryeministrit Haradinaj, nëse e marrim si shembull Gyleni është një njeri i arsimuar, një njeri që e udhëheq demokracinë e jo qeverisjen të cilën e përkrah Amerika. Erdogani nuk ka drejtë me kërcënu, sepse ne jemi nën ombrellën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është e kotë ajo, realisht nuk i kemi vëllezër ata, por i kemi pasur armiq”, tha Gashi.
Kërcënimi i presidentit turk Recep Taip Erdogan vjen pasi që kryeministri Ramush Haradinaj ka kundërshtuar deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, veprim që u bë pa dijeninë e tij.
Haradinaj pas këtij rasti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së Driton Gashi.
Të enjten(29 mars) Policia ka arrestuar Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, dhe Yusuf Karabina, drejtues dhe profesorë të institucioneve arsimore ‘Gulistan’ dhe kardiologun Osman Karakaya.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje në një konferencë për media ka thënë se sipas raportit që i ka dhënë Agjencia Kosovare për Inteligjencë të deportuarit kanë kryer veprime të paligjshme me anë së cilave kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-380x233.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/11/vrasje-mk-380x233.jpg)
Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-380x233.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona
![Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-gg-780x439.jpg)
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara