Beteja e qytetarëve dhe e Asamblesë Komunale të Klinës për kundërshtimin e fabrikës së çimentos në Dollc ka marr një epilog edhe nga Gjykata e Themelore e Prishtinës.
Aktvendimi i Gjykatës i jep të drejtë vendimit të Asamblesë Komunale për kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos nga “Wallingford International Kosova”. Këtë vendim, e kanë prezantuar në një konferencë për media Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë.
Udhëheqësi i banorëve që po e kundërshtojnë fabrikën, Veton Raci theksoi se Gjykata i ka dhënë të drejtë Asamblesë Komunale që të anulohen të gjitha pëlqimet dhe dokumentet tjera urbanistike të cilat janë dhënë lidhur me guroret për furnizim me lëndë të parë për fabrikat e çimentos në Klinë.
“Aktvendimi i Gjykatës i jep të drejtë vendimit të Asamblesë Komunale në Klinë dhe i bie praktikisht që vendimi i kësaj asambleje është i plotfuqishëm dhe është obligues për komunën që të zbatohet. Ky vendim i asamblesë vlen të theksohet: anulohen të gjitha pëlqimet dhe dokumentet tjera urbanistike të cilat janë dhënë lidhur me guror për furnizim me lëndë të parë për fabrikat e çimentos. Po ashtu, obligohet Drejtoria e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit që paraprakisht pas pranimit të kërkesave dhe draft dokumenteve urbanistike sipas këtij vendimi t’i drejtohet kuvendit komunal”, tha Raci.
“Pezullimi hynë në fuqi pas gjashtë muajve mes operatorit sipas lejeve të veçanta për operim të pëlqimeve mjedisore. Ky vendim rregullon edhe çështjen e operimit të gurthyesve, që parasheh zbatimin rigoroz të rregullave për operimin e tyre. Nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit obligohet që t’i anulojë të gjitha pëlqimet për guroret dhe lëndës së parë për fabrikat e çimentos si në pikën 1 dhe 2 të këtij vendimi. Tani ky vendim është i plotfuqishëm dhe presim zbatimin e tij nga pushteti lokal në Klinë”, shtoi ai.
Për më tepër, ai ka kërkuar që pezullimi të shndërrohet në vendim për anulimin e pëlqimit mjedisor.
Po ashtu, Raci ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Klinës të shkarkojë Lorenc Marlekaj dhe drejtorin aktual të Urbanizmit, Enver Berisha, i cili ka nxjerr vendim për lëshimin e lejes për ndërtimin e fabrikës së çimentos.
“Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ne nuk do të ndalemi me kaq, do të drejtohemi me dy kërkesa fillimisht, njëra për nivelin qendror kurse tjetra për nivelin lokal në Klinë. Nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë do të kërkojmë që Vendimi me numër 2804/22 për pezullim të pëlqimit mjedisor për kompaninë Wallingford International Kosova të shndërrohet nga pezullimi në vendim, meqenëse ky pezullim ka qenë i lidhur me aktvendimin e gjykatës, tani që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë qytetarëve dhe hedhur poshtë padinë e Ministrinë e Pushtetit Lokal”, potencon Raci.
“Kërkojmë që pezullimi të shndërrohet në vendim për anulimin e pëlqimit mjedisor për kompaninë. Po ashtu, nga niveli komunal kërkojmë që me marrjen e këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kryetari i komunës të nxjerr vendim për shkarkimin e drejtorit Lorenc Marlekaj si dhe shkarkimin e drejtorit aktual të Urbanizmit, Enver Berisha i cili kishte nxjerr vendim për lëshimin e lejes për ndërtimin e fabrikës së çimentos”, u shpreh ai.
Sipas Racit, qytetarët tri vjet më parë i kanë diktuar parregullsitë për dhënien e pëlqimeve mjedisore nga institucionet për kompaninë e çimentos.
“Nga fillimi qytetarët e organizuar për kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos kishin diktuar shumë hile dhe parregullsi përgjatë pajisjes së operatorit me dokumentacion. Në saje të këtyre parregullsive dhe shkeljes së procedurave për pajisje me dokumentacion për operatorin, ne kemi organizuar disa aktivitete për të kundërshtuar ndërtimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos”, pohon Raci.
Në fund, ai theksoi se peticioni i qytetarëve të Klinës kundër ndërtimit të kësaj fabrikë ka mbërritur deri në 3,000, si dhe kanë përkrahje edhe nga komunat e tjera të cilat janë shqetësuar nga ndotja e ambientit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë