Ka vite që një pjesë e konsiderueshme e parkut të Taukbahçes është mbuluar me mbeturina, derisa edhe këndi i lojërave që gjendet aty është jashtë funksionit. Ndonëse dikur shërbente si vend ku fëmijët gjenin kënaqësinë më të madhe, sot aty mbizotërojnë mbeturinat.
Në hyrje të parkut, pak përtej kësaj parcele, është fusha e futbollit ku zhvillohen aktivitete të shumta në kuadër të këtij sporti, ndërsa, jo larg prej aty, qytetarë të shumtë kishin dalë këtë të diel për të kaluar kohën me familjet e tyre.
Edhe pse kërshëria e fëmijëve fokusohej kah ky kënd jashtë funksional i lodrave, ishin prindërit që duhej të përkujdeseshin në mënyrë që t’i mbanin ata pranë vetes. Kjo edhe për shkak të mbeturinave të shumta në atë pjesë.
Qytetarët ankohen se janë lënë anash nga komuna, pasi që në këtë park ende kanë mbetur hekurishtet të cilat dikur shërbenin për zbavitje të fëmijëve e tash paraqesin pengesë për ta.
Kështu Bekim Mehanja shprehet i pakënaqur me gjendjen që mbretëron në këtë zonë.
Ai thotë se në këtë mënyrë, lodrat duhet të hiqen tërësisht nga aty, në mënyrë që hapësira publike të shfrytëzohet për ndonjë gjë tjetër.
“Shumë keq që ka mbet kështu. Nuk e di kush e ka ndalë, kush e ka ndërpre. Veç shumë mirë kish bë me qenë qysh ka qenë. Krejt kjo rrethinë janë kënaq. S’di pse e kanë ndërpre, se di çfarë kanë bë”, thotë ai.
Sipas tij, kjo po ndikon edhe në prishjen e imazhit të kryeqytetit.
“Ose me i lëshu lodrat ose me i hek prej këtu. Shumë keq shumë. Na e kanë humbë imazhin, ka qenë shumë bukur, e kanë prishë”, u shpreh ai.
I pakënaqur me gjendjen aty, është edhe Bekim Salihu. Ai thotë se është komuna ajo që duhet të japë përgjegjësi.
“S’ka në funksion kurrgjë. Qe 2 vjet janë mbyllë… Komuna e ka përgjegjësinë sepse është pronë e komunës”, tha ai.
Të njëjtin mendim ndanë edhe Zeqir Imeri, i cili thotë se kjo hapësirë duhet të funksionalizohet.
“Sa herë kaloj këtu unë them: ‘pse i lënë këtu këto lodra’. Unë nuk e di a është puna e komunës a diku tjetër. Me siguri komuna duhet me u marrë, qysh i ka ndaluar, ashtu duhet me i heq prej këtu”, tha ai.
Ai shprehet i pakënaqur edhe me gjësendet e hedhura nga pakujdesia e qytetarëve, të cilat thotë se e rëndojnë edhe më shumë gjendjen.
“Mbeturinat, kënd nuk e pengojnë… Veç me pa këtu sa letra, sa najloni”, shtoi ai.
Kurse nga ana e komunës thonë se ka skaduar kontrata për lodrat e vendosura në këtë hapësirë të parkut në Taukbahqe.
Zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë për KosovaPress se vitin që lamë pas, kjo parcelë i është ndarë Federatës së Tenisit.
“Lodrave që janë aty u ka skadu afati. Parcela i është ndarë Federatës së Tenisit, ndërsa aty do të ndërtohet Qendra Kombëtare e Tenisit në mënyrë që të zhvillohen gara kombëtare e ndërkombëtare të këtij sporti”, ka thënë ajo.
Ndryshe, kjo pjesë e parkut të Taukbahçes dikur kishte qenë ndër pjesët më atraktive për fëmijët, pasi që aty kishin mundësi të shfrytëzonin llojllojshmërinë e lodrave që ishin në dispozicion./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Shoqëria civile në Kosovë përballet me sfida pas pezullimit të fondeve amerikane

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?