LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët fajësojnë Bashkimin Evropian dhe politikanët për gjendjen në Mitrovicë

Qytetarët fajësojnë Bashkimin Evropian dhe politikanët për gjendjen në Mitrovicë

Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, sinonim i qytetit të ndarë, u shndërrua në simbol të kronologjisë pothuajse të të gjitha ngjarjeve të errëta në këtë qytet, duke bartur mbi supet e saj mbi 1 mijë incidente të ndryshme prej pasluftës e deri më sot.

Bisedimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel rreth saj dhe situatës së përgjithshme në vend, duke përfshirë  edhe temat si korrigjimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës, kanë krijuar konfuzion, paqartësi e mos besim tek qytetarët, sidomos ata të Mitrovicës, të cilët fajësojnë BE-në, por edhe politikanët kosovarë për situatën më të re të krijuar këtu.

Kaltrina Pllana, qytetare, ka fajësuar politikanët kosovarë, por edhe përfaqësuesit evropianë, për gjendjen aktuale në Mitrovicë dhe mos hapjen e urës.


Ajo nuk fsheh dëshirën për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, ndonëse thotë se gjasat janë minimale, ndërsa nuk çuditet edhe në rast të ndarjes së Kosovës.

“Mendoj se fajet i ka pak Evropa, pak udhëheqësia jonë… Nëse tanët e kishin bërë punën qysh duhet, edhe Evropa kishte pasur konsideratë për me i marr më seriozisht problemet të cilat ne i kemi rreth ndarjes së Mitrovicës… Qejfi im është me u bashku Mitrovica, por që gjasat në bazë të gjërave qysh po shkojnë, janë minimale… Ne jemi mësuar me ndarje dhe marrje pjesë pjesë të tokave tona, kështu që nuk është çudi nëse ndahet edhe përfundimisht”, ka thënë Pllana.

Erhan Mujka, qytetar nga Mitrovica, tha se Evropa së bashku me politikanët vendorë i kanë fajet për situatën çfarë vazhdon të mbretërojë në këtë qytet.

Sipas tij, Evropa pati dhënë disa premtime rreth hapjes së urës të cilat nuk i përmbushi, ndërsa politikanët nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim.

Ai shpreson se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por nuk është i sigurt.

“Të dyja palët i kanë nga pak fajet për situatën çfarë vazhdon të jetë në Mitrovicë… Evropa i pati dhënë disa premtime të cilat s’i ka mbajtur, ndoshta edhe pjesa jonë nuk ka punuar sa duhet ose qysh duhet… Po shpresoj se nuk do të ketë ndarje, nuk e di… Nuk e di kur do të hapet ura, shpresoj sa më shpejtë”, theksoi Mujka.

Edhe Milazim Xhafa, një qytetar tjetër nga Mitrovica, konsideron se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Duke fajësuar evropianët së bashku me udhëheqësit kosovarë për situatën aktuale në këtë qytet, ai tha se Evropa ka vu 95 kritere për shtetin e Kosovës dhe tash ia ka kthyer shpinën, ndërsa udhëheqësit prej pas luftës nuk kanë ndërmarr asgjë për bashkimin e Mitrovicës.

“Fajin e ka Evropa, por edhe ne. Udhëheqësia jonë prej pas luftës, që 20 vite, nuk ka ndërmarr asgjë për bashkimin e qytetit…Evropa ka faj sepse na ka vu 95 kritere që nuk i ka pasur asnjë shtet në Ballkan të cilat janë integruar dhe i kanë marr vizat.. Tash na e ka kthy shpinën në një formë dhe ka ngecje edhe nga ana e Evropës…Mitrovica do të bashkohet kur ne si popullatë por edhe politikanët tonë janë më këmbëngulës në realizimin e qëllimeve tona”, u shpreh Xhafa.

Në anën tjetër, politologu Musa Preteni, ka bërë të ditur për KosovaPress se është pikërisht Kosova ajo që në bisedimet në Bruksel e ka hapur çështjen e korrigjimit të kufijve, andaj për këtë mban një pjesë të fajit.

Sipas tij, tema e korrigjimit të kufijve e implikon vonimin e hapjes së urës së Ibrit.

Prandaj, shtoi ai, ura vazhdon të jetë e mbyllur sepse nuk dihet nëse veriu në këtë konstelacion politik të negociatave do t’i kaloj Serbisë ose jo.

“Kosova mban një pjesë të fajit…, për shkak se është pikërisht Kosova ajo që në bisedimet në Bruksel e ka hapur çështjen e korrigjimit të kufijve. Dhe konsideroj se përderisa kjo temë ka hy në tavolinë për temë të bisedimit rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, atëherë ka shumë elemente të paqarta sa i përket kësaj teme dhe është një temë e cila implikon vonimin e hapjes së urës së Ibrit, për arsye se ne nuk e dimë cilat janë elementet dhe nuk e dimë çka përmban në fakt korrigjimi i kufijve”.

“Publikisht është thënë se Lugina e Prshevës realisht do t’i bashkohet Kosovës, mirëpo ne e dimë se në tavolinën e bisedimeve nëse kërkon diçka, gjithsesi tavolina nxjerr edhe kompromisin që do të thotë se edhe ti duhet të japësh diçka. Dhe kjo diçka që Kosova duhet të jap, nuk është e qartë çka duhet të jap. Prandaj ura vazhdon të jetë e mbyllur sepse nuk dihet nëse veriu në këtë konstelacion po litik të negociatave do t’i kaloj Serbisë ose jo. Kështu që BE-ja duke lënë një temë të tillë të hapur.., atëherë sigurisht se nuk e bënë hapjen e urës së Ibrit për të parë se si do të zhvillohen negociatat dhe cili do të jetë kompromisi në vazhdim”, sqaroi Preteni.

Ai shtoi se ura do të jetë një temë e gjatë derisa BE-ja nuk konsideron se ideja ose propozimi i korrigjimit të kufijve nuk do të ndikojë në Mitrovicë.

Ndryshe, sa i përket fajtorëve për gjendjen aktuale në Mitrovicë, mendime të ndryshme ndajnë edhe vetë politikanët kosovarë.

Derisa kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, në deklaratat e tij të fundit fajëson homologun e tij nga veriu i Mitrovicës, Goran Rakiq, për vonesat rreth hapjes së urës, duke insistuar se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pa përmendur ndonjë datë se kur do të ndodhë kjo, ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, vonimin e procesit të hapjes së urës e ka quajtur dështim të Bashkimit Evropian. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori