LAJMI I FUNDIT:

As qytetarët e as zyrtarët e institucioneve nuk dinë për sigurinë kibernetike

As qytetarët e as zyrtarët e institucioneve nuk dinë për sigurinë kibernetike

Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike të organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinator Nacional, Nehat Mustafa, mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të dytë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë per Siguri Kibernetike; themelimin e CERT-ave nga disa institucione; përpjekja për themelimin e CERT-it Qeveritar dhe atij Nacional si dhe u prezantua përbërja e Këshillit Shtetërorë per Siguri Kibernetike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, vlerësoi se gjatë periudhës janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë dhe brenda vendit.


Mustafa tha se për kundër përshtypjes së krijuar në opinionin se qytetarët kanë njohuri mbi sigurinë kibernetike e vërteta është shumë më ndryshe dhe lirisht mund të konstatojmë se njohuritë mbi rreziqet e sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi u mungojnë edhe një pjesë e madhe e qytetarëve si dhe zyrtarëve të institucione publike.

“Është shqetësues debatimi i rishikimit të buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku përkundër faktit që buxheti për teknologjinë informative deri ne 88 përqind u shkurtua kaloi në heshtje nga të gjithë deputetët (me përjashtim të njërit) duke dëshmuar që deputetët në mungesë të informacioneve që kanë nuk e kanë parë të arsyeshëm ta kundërshtojnë këtë shkurtim buxheti”, tha Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori