Qytetarët e RMV-së më së shumti shpenzojnë për ushqime dhe fatura, më pak për shëndetin

Nëse shikojmë strukturën e shportës së konsumit minimal, qytetarët shpenzojnë pjesën më të madhe të parave të tyre për ushqime dhe për të paguar faturat, ndërsa më së paku shpenzojnë për shëndetin. Shifrat tregojnë se njerëzit shpenzojnë më shumë para për kulturën dhe më pak për shëndetin.
Shporta minimale e konsumit e shpallur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) në muajin nëntor ishte 51.714 denarë, prej të cilave për ushqim në muajin nëntor nevojiteshin së paku 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë. Po ashtu, për transport kërkohen minimalisht 3.668 denarë, për higjienë 2.986 denarë dhe për veshje apo këpucë 2.250 denarë. Për aktivitete kulturore sipas shportës minimale sindikale mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore vetëm 799 denarë.
Lidija Çolakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë, thotë se ndërgjegjësimi i qytetarëve është ndryshe nga dikur dhe tani ata i kushtojnë shumë më tepër rëndësi shëndetit.
“Bëjmë shumë përpjekje për të bërë ekzaminime parandaluese për zbulimin e diabetit, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve kardiovaskulare. Ne i këshillojmë meshkujt mbi 45 vjeç të bëjnë markerët e tumorit në prostatë dhe femrat që të vizitojnë rregullisht gjinekologun. Ndryshe nga dikur, kur femrat thoshin se nuk shkonin te gjinekologu për vite pas lindjes, tani numri i femrave që nuk shkojnë te gjinekologu të paktën një herë në vit është i vogël. Pensionistët kur marrin pension, fillimisht blejnë ilaçe dhe një pjesë mbulohen nga fondi, disa blihen privatisht. Një pjesë e madhe e popullatës merr rregullisht një lloj terapie për sëmundjet kronike”, thotë Çolakova Dervishova.
Sa i përket shpenzimeve minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe, në muajin nëntor janë rritur për 200 denarë në krahasim me tetorin, dhe për 1.490 denarë në krahasim me shtatorin. Prej vitesh qytetarët e kanë shpenzuar pjesën më të madhe të parave për ushqime dhe fatura./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri