LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë më së shumti konsumojnë bukë, ndërsa nga pijet i preferojnë ato me gaz

Qytetarët e Maqedonisë më së shumti konsumojnë bukë, ndërsa nga pijet i preferojnë ato me gaz

Buka, patatet, orizi, mishi i pulës, lakra, specat, mollat dhe shalqiri janë ndër produktet që konsumojnë qytetarët e Maqedonisë.

Statistika tregon se mesatarisht një qytetar në Maqedoni konsumon 70 kilogram bukë, 29,9 kilogram patate, 9 kilogram mish pule, 7,3 kilogram oriz, 13,1 kilogram molla, 10,5 kilogram shalqi, 11,5 kilogram lakër, 19,7 kilogram speca dhe 14 kilogram domate.

Qytetarët e Maqedonisë, tregon statistika e anketës së kryer, konsumojnë 5,4 kilogram makarone, si dhe 182 vezë në vit.


Nga ushqimet e detit më së shumti konsumohet merluci, 4,3 kg, trofta e freskët, 0,6 kg dhe krapi 0,2 kg. Sardelja në vaj konsumohet mestarisht 0,3 kg, ndërsa tuna 0,4 kg.

Djathë hanë mesatarisht 6,7 kg në vit. Qytetarët e Maqedonisë pinë qumësht në kuti nga 24,3 litra në vit, jogurt 13,8 litra, kos 5, ajkë 1,5, kos frutash 0,3, gjizë dhe kaçkavall 3 kg dhe djathë të shkrirë nga 0,3 kg në vit.

Pijet e preferuara

Ndër pijet kryesojnë lëngjet me gaz. Mesatarisht, një shtetas i Maqedonisë në vit pi 23.9 litra lëngje me gaz, 19.4 litra ujë mineral, 9.4 litra birrë, 5.5 lëngje frutash, 1.9 litra verë, 0.7 litra raki natyrale. Më pak, apo sipas sondazhit, nuk konsumohet fare likeri dhe shtok.

Pirja e duhanit

Duhanpirësit mesatarisht pinë 40 kuti me cigare gjatë vitit, ndërsa kafe një qytetar konsumon mesatarisht 2.3 kg kafe. Në vit çokollata konsumohet 1.1 kilogramë./Telegrafi/