LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë informohen nga televizori dhe interneti

Qytetarët e Maqedonisë informohen nga televizori dhe interneti
Media News concept

Qytetarët e Maqedonisë shfrytëzojnë disa burime informimi. Ata informohen përmes televizorit dhe internetit. Kështu tregon hulumtimi i kryer në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, i realizuar me kërkesë të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 1200 qytetarë të moshës mbi 16 vjeçare. Rezultatet tregojnë se televizori, me 75%, është media më e rëndësishme përmes të cilit, qytetarët e Maqedonisë informohen për ngjarjet në vend dhe në botë. Burimi i dytë informativ është interneti.

66% e të anketuarve kanë deklaruar se asnjëherë nuk informohen nga radioja, kurse 57% e të anketuarve nuk informohen nga mediat e shtypura.


Qytetarët e Maqedonisë më së shpeshti shiqojnë lajme, pastaj seriale filmike. Megjithatë të anketuarit kanë deklaruar se ka mungesë të programeve arsimore dhe kulturore, programeve për fëmijë, filma vizatimor, emisione dokumentare dhe filma.

7.5% e qytetarëve kanë shfrytëzuar antenë të thjeshtë, kurse 84.3% i kanë shfrytëzuar shërbimet e operatorëve të komunikimit publik.

Të ardhurat e përgjithshme të radioshpërndarësve në vitin e kaluar arritën në 3 miliard e 102 milionë denarë, nga të cilat 693 milionë denarë janë fituar nga reklamat. 92% e të ardhurave nga reklamat janë realizuar nga televizoret, kurse vetëm 8% e të ardhurave të reklamave janë realizuar nga radio stacionet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori