LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Kosovës kanë mendime të ndryshme për rrezikun e Coronavirusit

Qytetarët e Kosovës kanë mendime të ndryshme për rrezikun e Coronavirusit

Edhe të mërkurën rezultatet dolën negative rreth dyshimeve që tre persona, një shtetas kinez dhe dy kosovarë nga Prishtina, mund të ishin të infektuar me koronavirusin e ti.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se rezultatet për tre të dyshuarit me Coronavirus në Kosovë kanë dale negative.

“Me datë 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat”.


Ndërkaq mundësia e ardhjes së Coronavirusit në Kosovë ka ngjallur panik te qytetarët.

“Ndihem e frikësuar pasi edhe jam e ndjeshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, qytetarja Sanie Berisha.

“Nuk mund të përballojë Gjermania e Zvicra e lëre më Kosova. Kosova nuk ka mjete adekuate ndërsa qytetarët nuk kanë para për t’i blerë ato ilaçe”, deklaroi qytetari Lulzim Qollopeki.

Por ka dhe qytetarë që mendojnë se po ngjallet panik më shumë ngase duhet.

“Unë sugjeroj që të mos ngjallet panik në popull sepse nuk mund të përhapet në ato përmasa te ne”, deklaroi qytetari Arben Bytyqi.

Ndryshe nga Coronavirusi i cili ende nuk ka ardhur në Kosovë gripi sezonal ka marrë jetën e 7 personave derisa mbi 16 mijë persona janë prekur me të.

Infektologu Valbon Krasniqi tregon se shkalla e vdekshmërisë nga gripi sezonal është më e lartë se e coronavirusit, ndonëse ky i fundit kryeson në përhapjen dhe vdekshmërinë në raport me përhapje.

“Nëse flasim statistikisht në shifra zyrtare, gripi i zakonshëm sjellë më shumë vdekje se korona virusi. Mirëpo për shkak se korona virusi ka prekur një numër shumë të madh të njerëzve normalisht se edhe numri i të vdekurve nga ky virus është i madh”, deklaroi Valbon Krasniqi.

Ndryshe numri i të prekurve me Coronavirus në Evropë po rritet ndjeshëm, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar rasti i parë me Coronavirus! /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori