Qytetarë të Gjilanit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e papastërtisë në zona publike, duke publikuar edhe fotografi që dëshmojnë praninë e mbeturinave.

Zona në të cilën qytetarët kanë evidentuar mbeturina është tek parku, afër palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”.


Lidhur me këtë cështje, Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi i cili tha se kjo gjendje është pasojë e shëtitje të organizuara nga disa shkolla fillore.

“Vetë kam qenë në vendin e ngjarjes dhe kam parë nga afër gjendjen. Kjo papastërti është rezultat i shëtitjeve të nxënësve të premten e kaluar, ku fatkeqësisht nuk është treguar kujdes për ambientin,” deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se punëtorët e kompanisë “Tregu” sot do të reagojnë me pastrim në këtë zonë, për të cilën qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre. /Telegrafi/