LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -3° cloudy

Qytetarët dërgojnë qentë për sterilizim pa pagesë përmes programit që ofron Komuna e Mitrovicës Veriore

Qytetarët dërgojnë qentë për sterilizim pa pagesë përmes programit që ofron Komuna e Mitrovicës Veriore

Qytetarët tashmë kanë filluar t’i dërgojnë qentë e tyre për sterilizim pa pagesë përmes programit të StrayCoco dhe Komunës së Mitrovicës Veriore.

Këtë veprim sot e kanë bërë Senka Stefanovic dhe Jelena Nikolic, shkruan Telegrafi.

“Senka Stefanovic dhe Jelena Nikolic, si pronare të përgjegjshme nga Komuna e Mitrovicës Veriore, kanë sjellë qentë e tyre për sterilizim pa pagesë përmes programit të StrayCoco dhe Komunës së Mitrovicës Veriore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.


Sipas njoftimit, sterilizimi i qenve me pronar është kyç në zvogëlimin e numrit të qenve të rrugës.

Tutje bëhet e ditur se Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes marrëveshjes që ka me StrayCoco, është ndër të vetmet komuna në Kosovë që ofron sterilizimin pa pagesë për qentë me pronarë.

“Të gjithë ata pronarë të kafshëve nga Komuna e Mitrovicës Veriore, që nuk kanë mundësi të mbulojnë koston e sterilizimit dhe kastrimit, mund t’i sjellin qentë e tyre, duke caktuar paraprakisht një termin në klinikën MitroVet përmes numrit të kontaktit +383-49-818-202, ose faqes së OJQ-në Shapa në Facebook”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Kalo në kategori