Nga: Gëzim Tushi
Është padyshim e vërtetë që në kohën e sotme përdorimi celularëve në Shqipëri ka marrë përmasa të gjëra dhe ai nuk është vetëm “mjet folës”, por ka funksione të shumta e polivalente. Të gjithë e përdorim atë si agjendë takimesh, makinë shkrimi, kompjuter i vogël, mjet leximi etj. Celularët po bëhen një nga mjetet toksike që po favorizon së tepërmi bulizmin dhe konfliktet virtuale. Kur flasim për celularin dhe integrimin e tij intensiv në jetën personale dhe sociale të njeriut, duhet të jemi të kujdesshëm, të ekuilibruar duke u garantuar nga rreziku i vlerësimeve të njëanshme.
Sepse, praktikisht jetojmë në kohën digjitale kur celulari është bërë gjëja më intime dhe personale që zotëron njeriu. Madje sot përhapja e gjerë e përdorimit të celularëve, ka krijuar një realitet të ri, të panjohur më parë, sepse celulari është bërë “plotësues natyror i fizikut të njeriut, zgjatimi i veshit, syrit dhe bashkë me internetin po ndryshojnë aftësinë tonë për të bërë një bisedë të vërtetë apo për të pasur një marrëdhënie të sinqertë me njëri-tjetrin. Është krijuar një iluzion social në përmasa alarmante, sikur celulari është mjeti adekuat që e ndihmon njeriut të shmanget nga vetmia. Padyshim kjo ka një pjesë të së vërtetës, por nuk është krejt e vërteta, sepse edhe pse celulari është mjet i komunikimit të personalizuar, nuk është i aftë të zëvendësojë nevojat e njeriut për komunikim social. Padyshim nuk mund të mohojmë që celularët kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën tonë të jetesës”, ka thënë sociologu Mauricio Feraris në librin e tij Ontologjia e celularit. Madje, sipas tij celularët janë bërë objekte filozofikisht interesant.
Por, a është normale patologjia dhe qëndrimi i paralizuar pranë celularit?
Sociologët mendojnë dhe në mënyrë metaforike thonë, se tani jetojmë në një “botë e rrjetëzuar” kaq shumë, saqë ka mundësi që shoqëria në të cilën jetojmë “të çmendet në të njëjtën kohë”.
Por, nga ana tjetër, celulari është bërë mjeti, ku të gjithë kanë mundësi të gënjejnë miqtë e tyre. Një mjet individual shumë i fuqishëm, instrument komunikabiliteti social, përdorimi pa kriter i të cilit po sjell situata në zgjerim të patologjive dhe intoksikimit social.
Me të drejtë sociologu britanik Paul Collier, thotë se “Telefonat e zgjuar celularë përbëjnë cepin e skajshëm të individualizmit” – selfit u dërgohen pa përjashtim të gjithë “miqve” me shpresën për të marrë një numër mbresëlënës “pëlqimesh”. Për pasojë po ndodh një fenomen që sjell zhdukjen e “komunitetit special” dhe këtë njerëzit e kuptojnë kur qëndrojnë në hapësira publike si në kafe, autobusë, lulishte ku jemi të rrethuar nga njerëz që i kemi afër si hapësirë, por që në marrëdhëniet me njëri- tjetrin janë të “padukshëm”. Sepse, njerëzit kemi filluar të mos i shikojmë dhe takojmë më shumë në hapësirat e jetës sociale, por më shumë në ekranet e kompjuterëve dhe celularëve. Një situatë patologjike që po ushqen një lloj egoizmi dhe “narcizismi të ankthshëm”.
Po jetojmë në një situatë të përgjithshme sociale, kur pikërisht ky “mjet i vogël” sikurse është telefoni celular, ka rimodeluar me rrënjë sjelljet dhe gjestet e individëve”, madje i ka bërë edhe më abstrakte marrëdhëniet midis njerëzve. Por, kjo shoqërohet me iluzionin se celulari është mjet që na ka bërë më të lirë dhe ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe komunikimit social. Në një farë mase kjo është e vërtetë. Por, problem i raporteve të vartësisë nga celulari dhe ndikimet e tij mbi “lirinë” individuale dhe “lumturinë” sociale është i diskutueshëm. Filozofi i shquar italian, Giorgo Agamben, ka një vështrim sintetik për këtë problem. Ai mendon me të drejtë se “Ai që e lë veten të kapet nga dispozitivi “telefon celular”, cilido qoftë intensiteti dëshirës që e ka shtyrë, nuk përfton, kësodore, kurrfarë subjektiviteti të ri, por vetëm një numër serie, për të qenë eventualisht nën kontroll”. (Giorgio Agamben, Çfarë quajmë dispozitiv? fq. 43) Ndërkaq, është vërtetuar dhe studimet e fundit të bëra nga ekspertët e lumturisë, tregojnë se lumturinë e dëmtojnë celularët dhe laptopët po aq sa dhe largësia e punës nga shtëpia. Të gjitha këto sjellin stres te njeriu.
Po çfarë duhet bërë? Ajo çfarë duhet të bëjmë dhe që e kemi në dorën tonë, është të ndikojmë që të përmirësohen, madje të ndryshojnë lidhjet dhe marrëdhëniet e njerëzve tanë, sidomos e fëmijëve dhe të rinjve me teknologjinë, celularët, internetin, rrjetet sociale. Të gjithë studiuesit psikologë, sociologë, mjekë kanë një përgjigje, që ka si rrugë përpjekjen për limitimin e përdorimit të rrjeteve sociale, duke forcuar lidhjet reale apo edhe shëtitjet në natyrë. Ekoterapia apo lidhja më e fortë me natyrën, është “terapia” më e mirë për të shpëtuar nga vartësitë patologjike që sjellin rrjetet sociale.
Nuk është fjala që t’i sulmojmë mjetet teknologjike të komunikimit modern, por qëllimi është të mësojmë që ato t’i përdorim në mënyrë inteligjente, të moderuar. Sociologët mendojnë se ana e mirë e komunikimit digjital dhe lidhja në rrjetet sociale, përbën një faktor social imponues, një lloj kulture që kërkon korrektesë, sepse ndryshe njeriu mund të përballet me një lloj “turpërimi publik”, që realizohet menjëherë nëpërmjet informimit dashakeq e bulizues në rrjetet sociale. Sociologët e komunikimit janë të kujdesshëm në konkluzionet dhe rekomandimet e tyre. “Megjithëse më se një herë mendja më ka shkuar nën ëndërrime se si mund të shkatërrohen apo çaktivizohen këta celularë dhe se si mund të zhduken ose të paktën të ndëshkohen e të burgosen përdoruesit e tyre, nuk mendoj se është kjo zgjidhja e duhur e problemit”. (Giorgio Agamben, Çfarë quajmë dispozitiv? fq. 33-34)
Tanimë komunikimet midis njerëzve, konstatojnë sociologët e postmodernitetit kanë marrë formën e një lloj “dialogu mes të verbërish”. Me gjithë këto konstatime dhe kontroversalitete të përdorimit individual dhe shpërdorimit social, ne ndodhemi përballë një realiteti kokëfortë e të padyshimtë, kur edhe në shoqërinë shqiptare, me një shpejtësi përhapjeje dhe intensitet marramendës përdorimi, telefonat celularë janë bërë pjesë integrale e jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve tanë. Ata janë pjesa sociale më shumë e lidhur me celularët, por në të njëjtën kohë, janë shtresa që po pëson nga kjo epidemi masive e lidhjeve interpersonale e sociale elektronike.
Efektet e celularit dhe përdorimi patologjik është bërë dominant në përcaktimin e modaliteteve të sjelljes dhe komunikimit tek fëmijët, adoleshentët, të rinjtë. Krahas gjërave pozitive, përdorimi i celularëve nga ky “grup social” ka sjellë një “përçartje të madhe sociale”. Për të gjithë është i pranishëm efekti përdorimit intensiv të celularit, i cili po sjell izolimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, reduktimin e lidhjeve sociale interpersonale fizike apo dobësimin e vitalitetit të marrëdhënieve shoqërore të vendosura me modulin “ballë për ballë”.
Jo vetëm kaq, shumë shqetësues kanë filluar të bëhen edhe komponentët materialë të llojeve të celularëve që përdorin të rinjtë. Celularët, marka dhe performanca e tyre sipas estetike sipas modës, është shpesh herë objekt konflikti midis prindërve dhe fëmijëve. Sidomos me adoleshentët, të cilët përveç nevojave moshore specifike për komunikim, kanë dëshira për cilësinë dhe markën e celularit, si mjet për preferencë personale dhe kompeticion social moshor. Për fat të keq edhe instrumente të tilla si celulari, kanë filluar të shërbejnë si matës të nivelit të jetës së familjes, si objekt që dëshmon stratifikimin social të familjes. Celulari si instrument teknik është bërë “tregues i koduar” që dëshmon statusin social të familjes së fëmijës, adoleshentit, të riut.
Në këtë kontekst, është dukshëm që fëmijët janë bërë viktima të shoqërisë së konsumit dhe celulari paradoksalisht është kthyer në “ciklin e modës” tek të rinjtë. Njëherësh edhe mjet presioni që diktohet nga nevoja për të qenë dhe ecur paralelisht me modën e kohës. Është rritur pesha obseduese e tendencës sociale te fëmijët dhe adoleshentët, të cilët celularët po i përdorin si mjet komunikimi, por dhe instrument të argëtimit virtual. Aq shumë janë të lidhur fëmijët dhe adoleshentët virtualisht me “njëri tjetrin”, sa që më duket e saktë teza e Umberto Ecos, i cili shtron alternativën se në kohën e sotme nuk është e qartë cila është paradigma rinore: jetojnë për celularin apo me celular? Padyshim mënyra e gabuar e përdorimit të celularit është shoqëruar me shtimin e rreziqeve, sikurse janë ngacmimet seksuale, bulizmi elektronik, thashethemet, përgojimet, kërcënimet erotike etj.
Vlerat dhe antivlerat, utilitetet dhe patologjitë e ndikimit të celularëve mbi fëmijët dhe adoleshentët, janë me ndikime antinomike. Pozitive në shumë aspekte, por dhe negative në shumë drejtime të tjera. Nuk mund të mohohet vlera e celularit si mjet komunikimi midis fëmijës dhe prindit apo përdorimin e tij në disa raste për informacion të shpejtë dhe si “kompjuter xhepi”. Por, nga ana tjetër ka raste të shumta kur fëmijët e përdorin celularin si mjet mashtrimi, fjala vjen për të kopjuar në provime apo si mjet për të plotësuar kënaqësinë e deformuar të “fotomanisë compulsive”, që ka marrë formën ekstreme të “drogimit elektronik”. Prandaj, duhet kujdes me fëmijët dhe adoleshentët. Kujdes që nuk është kurrë i tepërt .
Por, jo vetëm kaq. Idolatrizimi i celularit në jetën e fëmijëve, mbivlerësimi i epërsive dhe anës së “ndritur” të tij, po shoqërohet me një “ideologji rruge”, e cila në emër të informacionit të digjitalizuar, të shpejtë e situativ, po krijon idenë e gabuar të spostimit të librit dhe kohës së tij. Unë besoj se është koha kur duhet bërë diçka për të ndaluar epideminë në zgjerim të nënvleftësimit të librit nga adoleshentët dhe të rinjtë. Pa mohuar vlerën e informacionit digjital, të cilin të rinjtë e marrin me “shpejtësinë e dritës” përmes internetit celularëve apo kompjuterëve, libri ka epërsitë e tij edhe pse nuk ka “çelësa, bateri, rrymë elektrike”. Por, është objekt kompakt që mund të përdoret kudo, kurdoherë dhe sa herë të duhet. Psikologët mendojnë, se faqet e librit kanë epërsi mbi informacionin e lexuar përmes internetit.
Kundërshtarët e librit dhe simpatizantët patologjikë të epërsisë së vetme dhe të pakonkurrueshme të informacionit kibernetik, janë ata që nxitin debate konfuze dhe me konkluzione të shterpëzuara, që thonë se është fare e kollajtë që të zëvendësohen librat me materiale të marra nga interneti. Dhe dinakëria e kësaj teze lidhet me disa gjykime utilitare, merkantiliste se kjo mënyrë, ky zëvendësim i librave me kompjuterët dhe celularët, do të sjellë “lehtësimin e çantave të shkollës dhe do të ulë kostot e blerjes së librave”. Është e vërtetë që interneti ka potencial dhe mund të japë informacione pa fund për shumë gjëra e fusha të dijes, por nga ana tjetër mungesa e filtrave që mund të ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë në përzgjedhjen e informacionit, sjellin në shumë raste pështjellime tek ata.
Ky është një nga gabimet ontologjike që po dëmton dijen, formimin e të rinjve dhe shkollën si institucion specifik i kulturës dhe formimit qytetar. Interneti nuk është mjeti, që, meqenëse ekziston, duhet të sjellë epokën e zëvendësimit të librave. Ai ka vlerë dhe është i domosdoshëm si “mjet plotësues”, madje duhet të shërbejë si nxitës për të rinjtë, si motiv shtesë për të lexuar më shumë libra. Unë jam i sigurt që ideja e përhapur se kjo epokë do shënojë fundin e librit, është një “legjendë urbane” që do të kalojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
ASHIK QERIBI
GJUHA SHQYPE
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje