LAJMI I FUNDIT:

Qytet i gjelbër në gjethe zambaku uji

Qytet i gjelbër në gjethe zambaku uji

Projekti ambicioz “BiodiverCity”, i cili do të ketë 1.820 hektarë tokë, u iniciua nga qeveria e shtetit malejzian të Penang të Malejzisë

Qëllimi i krijimit të këtij destinacioni global do të inkurajojë rritjen ekonomike dhe kulturore të Penangut, i cili mbron e biodiversitetin e zonave bregdetare dhe habitatet e tyre natyrore

Secili nga tre ishujt e ”BiodiverCity”-it do të kenë formën e zambakëve të ujit dhe do të përmbajnë lagje me përdorim të përzier, 242 hektarë parqe, 4.6 kilometra plazhe publike dhe një vijë bregdetare të gjatë 25 kilometra, transmeton Telegrafi.


Afro 15.000 deri 18.000 banorë do të kenë nga një shtëpi të re në secilën prej distrikteve të ishullit, ku ata do të përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë, ujë nga burime lokale, si dhe sisteme të përpunimit të mbeturinave.

Një kombinim i bambusë do të përdoret si material ndërtimi, trungu malajzian dhe “betoni i gjelbër” i bërë nga lëndë të parë të ricikluar.

Të gjitha këto zona do të jenë të liruara nga makinat tradicionale, në vend të të cilave do të qarkullojnë automjete ekologjike – në tokë, ujë dhe ajër dhe do të ndërtohen shtigje të shumta për këmbësorë dhe biçikleta.

Ishujt do të kenë gjithashtu një rrjet korridoresh ekologjike midis 50 dhe 100 metra të gjera, të cilët do të shërbejnë si rezervate natyrore dhe parqe që inkurajojnë zhvillimin e biodiversitetit.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Bëje vet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
E lini hapur derën e furrës pas pjekjes? Ky zakon mund të jetë shumë i rrezikshëm

E lini hapur derën e furrës pas pjekjes? Ky zakon mund të jetë shumë i rrezikshëm

A e dini se...
Kalo në kategori