LAJMI I FUNDIT:

Qysh me kqyr Netflix në televizorët që nuk e ofrojnë këtë opsion?

Qysh me kqyr Netflix në televizorët që nuk e ofrojnë këtë opsion?

Filmat, serialet dhe dokumentarët janë prodhime të cilat jo vetëm që ju argëtojnë por edhe ju informojnë. Ndër shumë platforma online për prodhime të tilla më e zëshmja konsiderohet Netflix. Me një laramani të madhe të filmave të rinjë, të vjetër, doku-serive, dokumentarëve e sidomos serialeve, jo vetëm në gjuhë angleze por edhe në gjuhë të tjera, mbetet opsioni numër një.

Netflix është unik jo vetëm për shkak të diversitetit të filmave, kjo platformë ofron përkthim me titra si dhe sinkron në gjuhën që ju dëshironi ta dëgjoni zërin e personazheve të asaj që jeni duke shikuar. Edhe pse Netflix ka shumë përparësi jo të gjithë kanë mundësi të kyçen në të sepse televizori mund të mos jetë smart, në këtë rast Telegrafi Deals ka gjithmonë zgjidhjen ideale për ju.

Xiaomi Mi TV Stick ofron qasje në aplikacione si HBO, Netflix, Youtube dhe më shumë. Në të njejtën kohë mund të shkarkoni aplikacione përmes Google Play. Me një fjalë kjo pajisje e mrekullueshme teknologjike mund të konvertojë një televizor të zakonshëm në të menqur.

Këtë pajisje mund ta blini me zbritje nga çmimi 66.50 euro në vetëm 54.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.

Artikull i sponzorizuar

Më shumë