LAJMI I FUNDIT:

Quintero dhe Camarena – dy emra që ndryshuan rrjedhën e historisë së drogës në Meksikë

Quintero dhe Camarena – dy emra që ndryshuan rrjedhën e historisë së drogës në Meksikë

Emrat e Caro Quintero dhe Kiki Camarena sërish janë në qendër të vëmendjes së mediave botërore pasi trafikanti meksikan i drogës u ri-arrestua pasditen e së premtes.

Caro Quintero u akuzua për vrasjen e detektivit të DEA-s, Kiki Camarena ndërsa po kryente punën hetimore në Guadalajara, selia e organizatës kriminale të Quintero dhe Miguel Angel Felix Gallardo, ish-udhëheqës dhe krijues i të ashtuquajturës ‘Federata e Drogës’.

Sipas versionit të DEA-s, Kiki Camarena arriti të depërtonte në Kartelin e Guadalajara në vitet 1980, transmeton Telegrafi.


Përmes hetimeve, ai ndihmoi që në vitin 1984 të kapet nëntëmijë ton marihuanë në fermën El Bufalo, që ndodhet në zonën “Trekëndëshi i Artë”, pronë e Caro Quintero, nga ku karteli prodhonte marihuanë në vlerë të tetë miliardë dollarëve, raporton marca.

Publikohen pamjet e arrestimit të bosit meksikan të drogës “Narco de Narcos” - SHBA-ja kishte ofruar 20 milionë dollarë për kokën e tij
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e arrestimit të bosit meksikan të drogës “Narco de Narcos” - SHBA-ja kishte ofruar 20 milionë dollarë për kokën e tij

Ky sekuestrim u konsiderua si një nga më të mëdhenjtë e bërë nga DEA në historinë e saj në atë kohë dhe ishte një goditje e madhe për trafikun e drogës.

Sipas DEA-s, Caro Quintero urdhëroi rrëmbimin e Kiki Camarenas në vitin 1985 prej duarve të policëve së korruptuar të atashuar pranë Drejtorisë Federale të Sigurisë, aparatit të atëhershëm të inteligjencës meksikane.

Camarena u dërgua në një shtëpi të vendosur në “881 Lope de Vega”, në lagjen Jardines del Bosque në Guadalajara, ku u torturua. Shtëpia ishte në pronësi të Rene Zuno Arce, kunati i ish-presidentit meksikan, Luis Echeverria Alvarez.

Trupi i Camarenas, me shenja të dukshme torture, u gjet pothuajse një muaj më vonë në një zonë rurale të Guadalajara.

Sipas Agjencisë amerikane kundër Drogës, Kiki Camarena pësoi tortura të rënda, ku kafka i ishte shpuar, megjithëse ishte mbajtur gjallë për të zgjatur agoninë nga një mjek i lidhur me trafikantët e drogës.

Pas gjetjes së trupit të agjentit të DEA-s, Kiki Camarena, SHBA zbatoi “Operacionin Legjenda” për të ndjekur rrëmbyesit, torturuesit dhe vrasësit.

Caro Quintero ishte i pari që u kap në Kosta Rika. Pas përfundimit të gjykimit, ai i kaloi 28 vjet të jetës prapa grilave në burgun e Guadalajaras.

Felix Gallardo, udhëheqësi i Kartelit Guadalajara në ato vite, u arrestua më pas, megjithëse asnjëri nuk u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Meksikë - 14 persona humbën jetën
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani ushtarak në Meksikë - 14 persona humbën jetën

Në vitin 2013, Caro Quintero u lirua pasi Gjykata e Parë Kolegjiale për Çështjet Penale të Qarkut të Tretë në Jalisco vendosi që trafikanti i drogës nuk duhej të ishte gjykuar nën juridiksionin federal për vrasjen e Kiki Camarena.

Si përgjigje, Shtetet e Bashkuara e quajtën Caro Quintero një të arratisur nga drejtësia dhe vendosën një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për këdo që jepte informacion që do të ndihmonte në kapjen e tij.

Sidoqoftë, deri në vitin 2015, qeveria meksikane e shpalli përsëri Caro Quintero fajtor për vrasjen e Kiki Camarena dhe krime të tjera, kështu që ai mbeti i arratisur nga drejtësia deri në arrestimin e ditës së djeshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Kalo në kategori