LAJMI I FUNDIT:

I qortoi për sjellje të pahijshme, të rinjtë britanikë godasin me grusht për vdekje 82-vjeçarin – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

I qortoi për sjellje të pahijshme, të rinjtë britanikë godasin me grusht për vdekje 82-vjeçarin – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Policia britanike në Derbyshire ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që shfaqin momentin kur asokohe 16-vjeçari godet 82-vjeçarin me boks në fytyrë, i cili nga lëndimet ka humbur jetën.

Incidenti kishte ndodhur më 6 maj të vitit 2021, në Derbyshire të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Nga salla e gjyqit është bërë e ditur se 82-vjeçari Dennis Clarke, ishte ndalur për të biseduar me disa të rinj për shkak të sjelljeve të tyre të pahijshme, që edhe u filmuan nga kamerat e sigurisë duke u “sorollatur” në shkallët elektrike.


Pamjet shfaqin Clarkun që ndiqet nga të rinjtë që i shkojnë pas sikur të ishin “hije”. Pasi e ndalën për të qëruar hesapet, atë e sulmoi Omar Moumeche që e goditi me boks në fytyrë.

Nga goditja e fuqishme Clarke rrëzohet në tokë, pa vetëdije. E pavarësisht se u dërgua në spital për trajtim, disa ditë më vonë ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.

Moumeche, tani 18-vjeç, është shpallur fajtor për sulm fizik. Ai është dënuar me dy vite qëndrim në qendrën e ndalimit për të rinjtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Evropa
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Kalo në kategori