Site icon Telegrafi

Qoftere nga patatet në çast: Asgjë si receta e vjetër e gjyshes!

Provojeni, me siguri do t’ju pëlqejë

Përbërësit:

– 3 patate të mëdha;
– 3 lugë thërrmija buke;
– 1-2 vezë;
– kripë;
– piper;
– fletë majdanozi;
– pak spec të bluar;
– 3 thelpinj hudhre;
– 1 qepë.

Përgatitja:

Patatet pastroni, grini në rende, qitni kripë dhe ujë derisa të fundosen.

Lini 10 – 15 minuta dhe pastaj kulloni.

Shtoni hudhrën dhe qepën të grira imët, specin e bluar, piperin, vezët, thërrmijat e bukës dhe fletët e grira imët të majdanozit.

Të gjitha përzieni mirë.

Bëni qoftere të vogla me shuplaka, kaloni sërish nëpër thërrmija buke dhe fërgoni në vaj në zjarr mesatar derisa të skuqen.

Nxirrni dhe qitni në leckë letre.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version