Qofte daneze: Shumë të shijshme, 10 herë më të shëndetshme se qoftet që gatuhen tek ne

Qoftet daneze janë shumë më të shëndetshme nga ato që në këto decenie të fundit i gatuajmë ne, para së gjithash, për shkak që i gatuajnë në gjalpë, në vend të vajit Përbërësit:- 500 g mish i bluar viçi, - 1 qepë, - 2 lugë miell, - 1 lugë pure domateje, - 30 g gjalpë, - 1 fletë dafine, - 1 vezë, - ½ e lugës së vogël zhumbricë (Thymus setpyllum), - 1 katrorkë mish zogu për supë, - 100 ml ajkë, - Majdanoz, - 3 – 4 lugë qumësht, - 1 thelb hudhre, - Vaj, - Kripë, - Piper i zi i bluar.Mënyra e përgatitjes:
Qepën grijeni imët dhe shtojeni në enën me mishin e bluar. Përzieni që përbërësit të bashkohen.
Shtoni zhumbricën e grirë imët, pastaj qitni kripë, piper, shtoni 1 lugë miell, vezën dhe qumështin. Në tigan me gjalpin e shkrirë fërgoni qepën e bluar imët.
Shtoni pjesën e mbetur të miellit, qitni 500 ml ujë, katrorkën e supës së pulës, fletën e dafinës dhe purenë e domates. Qitni kripë, piper dhe përzieni të gjithë përbërësit.
Kur pureja e domates të bëhet mjaftueshëm e dendur, hiqeni nga shporeti.
Nga përbërësit e mishit të bluar, me ndihmën e dy lugëve të vogla, formoni qoftet dhe fërgoni në tiganin e nxehur me gjalpë.
Sipas dëshirës dhe shijes, qofteve mund t’u hidhni sipër ndonjë salcë dhe t’i shërbeni me oriz të zier.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

















































