Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) kërkoi sigurim të plotë dhe të pakushtëzuar shëndetësor për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
QKRMT thekson se në seancën e plenare të Kuvendit të caktuar për datën 5 dhjetor 2024, pritet të shqyrtohet edhe Projektligji nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
“Me projektligjin aktual, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, mund të përfitojnë nga sigurimi shëndetësor të paguar nga shteti, vetëm nëse konstatohet statusi i tyre i varfërisë. Prandaj, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) i ka dorëzuar një kërkesë zyrtare (letër avokuese) Kryetarit të Kuvendit, Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Grupit të Grave Deputete si dhe Grupeve Parlamentare, duke propozuar që të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të përfitojnë mbulimin e plotë të sigurimit shëndetësor pa asnjë kushtëzim”, thuhet në njoftim.
Më tej, propozimi synon përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor për këtë kategori, duke eliminuar barrierat administrative dhe kushtet që aktualisht lidhen me statusin ekonomik të individit.
QKRMT thekson se të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë ndër grupet më të cenueshme në vend, më shumë se 90% prej tyre përballen me probleme shëndetësore kronike si pasojë e dhunës së përjetuar.
“Përkundër kësaj, mbulimi i shpenzimeve mjekësore për ta mbetet i kufizuar dhe i kushtëzuar nga verifikime shtesë, të cilat janë shpesh të papërshtatshme dhe përkeqësojnë stigmën e lidhur me këtë kategori”, shprehen nga QKRMT.
Përse kërkohet ky ndryshim?
QKRMT thekson se të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevoja specifike dhe të përditshme për kujdes mjekësor, të cilat tejkalojnë mundësitë që ata kanë për t’i mbuluar vetë dhe se pensioni që u jepet aktualisht nuk mbulon shpenzimet bazë për vizita mjekësore, terapi fizike, medikamente dhe shërbime psiko-sociale të nevojshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
“Prandaj, është e papranueshme që të mbijetuarit e dhunës seksuale të mbeten peng i barrierave administrative apo kritereve të varfërisë për të realizuar të drejtën e tyre për kujdes shëndetësor.
Një trajtim i tillë është jo vetëm i padrejtë, por edhe një pengesë për përpjekjet për rehabilitimin dhe dinjitetin e tyre. Propozimi ynë synon të sigurojë mbulimin e plotë të sigurimit shëndetësor nga ana e shtetit për këtë kategori, pa kërkesa shtesë. Kjo do të garantonte një qasje më të lehtë në shërbimet mjekësore dhe do të eliminonte rrezikun e përjashtimit apo stigmës që lidhet me aplikimet për ndihmë bazuar në statusin ekonomik”, thuhet në reagimin e QKRMT-së.
Kjo qendër kërkon që institucionet të pranojnë këtë propozim dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar që të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës të përfitojnë sigurim shëndetësor të pakushtëzuar. Për më tepër, QKRMT apelon që trajtimi i kësaj kategorie brenda ligjit të jetë i qartë dhe dinjitoz, duke reflektuar realitetin dhe nevojat e tyre.
“Mbështetja ndaj viktimave të dhunës seksuale nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një përgjegjësi morale dhe shoqërore. Është koha që të ndërmerren veprime konkrete për të garantuar që të mbijetuarit të trajtohen me dinjitet dhe respekt, pa pengesa të panevojshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025