Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka lansuar sot analizën “Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë- Rasti i INTERPOL-it”. Kjo analizë vjen pas përpjekjeve të dështuara të institucioneve të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare siç ishte UNESCO dhe nevojës për një koordinim dhe përgatitje sa më të madhe për anëtarësim në organizatat tjera, siç pritet të jetë INTERPOL.
Në raport thuhet se pothuajse që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) angazhimi i institucioneve kosovare ka ngelur më tepër në kufijtë e deklarimeve politike sesa të veprimeve konkrete për anëtarësim në organizatat rajonale e ndërkombëtare të fushës së sigurisë.
“Përpjekjet për anëtarësim në INTERPOL kanë qenë të vonshme dhe vetëm së voni të iniciuar të cilat megjithatë kërkojnë përpjekje gjithë-sektoriale dhe lobim diplomatik në funksion të anëtarësimit të suksesshëm”, thuhet në njoftim.
Përderisa pjesa e parë e analizës së QKSS trajton kontekstin e përfaqësimit dhe anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale dhe evropiane të sigurisë si dhe bashkëpunimin policor të Kosovës me shtetet tjera, pjesa e dytë e raportit analizon mundësitë, pengesat dhe përparësitë e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.
Në vijim gjeni të gjeturat kryesore të dy pjesëve të ndara në sfidat dhe përparësitë e Kosovës në kontekstin e anëtarësimit në nisma dhe organizata si rajonale ashtu ndërkombëtare të sigurisë:
SFIDAT:
- Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të amortizojë efektin e Marrëveshjes së Brukselit për bashkëpunim rajonal në mes të Kosovës e Serbisë në kontekst të anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në nismat rajonale të sigurisë. Ajo ka siguruar vetëm statusin e “pjesëmarrësit” apo “vëzhguesit” në këto nisma.
- Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa konkret për të avancuar nga statusi i anëtarit të “asociuar” apo “vëzhguesit” në nismat e organizata ekzistuese në anëtarë me të drejtë vote.
- Institucionet kosovare nuk janë palë zyrtare në marrëdhëniet me INTERPOL-in, por varen kryekëput nga misioni i UNMIK-u. Ky kritikohet se nuk ndanë informacionet e plota që merr nga INTERPOL-i me institucionet përkatëse të Kosovës.
- Bashkëpunimi ndërkombëtar policor u bë prioritet i institucioneve kosovare tek në vitin 2015, kur u dorëzua për të dytën herë aplikacioni për anëtarësim në INTERPOL. Diskursi politik në Kosovë sa i përket anëtarësimit në INTERPOL ka mbetur në nivelin deklarativ, por pa rezultate konkrete.
- Deri më tash nuk është vërejtur bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për përgatitjen e vendit drejt anëtarësimit në INTERPOL.
- Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL ka ngelur tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it. Ajo nuk ka kaluar ende për shqyrtim në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it dhe as në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.
- Aplikacioni i Kosovës për anëtarësim nuk pritet të shqyrtohet nga ana e INTERPOL-it para dy viteve të ardhshme. Kjo për shkak se INTERPOL-i ka krijuar një mision vlerësimi për të shqyrtuar nëse Kosova dhe vende të tjera aplikuese kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në INTERPOL.
- Serbia, e ndihmuar nga aleati i saj, Rusia, e ka identifikuar INTERPOL-in si betejën e radhës diplomatike kundër Kosovës. Ajo e ka ngritur këtë çështje në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë diskutimeve për Kosovën.
PËRPARËSITË:
- Për anëtarësim në INTERPOL nuk është kusht për Kosovën anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Diplomacia kosovare duhet të argumentojë në pikëpamje juridike e policore të drejtën për anëtarësim në INTERPOL.
- Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe argumentet juridike me rastin e pranimit në UEFA e FIFA shërbejnë si përparësi.
- Shtetet mike të Kosovës (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende të tjera) kanë arsyetuar në mënyra të ndryshme rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Gjetjet e këtij hulumtimi dëshmojnë se në radhët e mbështetësve të Kosovës argumentet janë shumë më të mëdha dhe përkrahja është shumë më e dukshme sesa në rastin e UNESCO-s.
- Nevoja e Kosova për anëtarësim në INTERPOL është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë. Lufta kundër terrorizmit apo ekstremizmit të dhunshëm dhe krimeve të tjera të dimensionit trans-nacional kërkon bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërkombëtar në mes të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për zbatimin e ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025