LAJMI I FUNDIT:

Qiraja e lartë në Ibizë po bën që vendasit të jetojnë në vetura

Qiraja e lartë në Ibizë po bën që vendasit të jetojnë në vetura

Vetura Kia ka qenë shtëpia e Cesar Nebrera në tre vitet e fundit.

Ai punon si kuzhinier në ishullin spanjoll të Ibizas por kostot e qirasë aty janë të papërballueshme që ai të posedojë një apartament.

“Më mungojnë gjërat themelore që e bëjnë jetën të rehatshme, si të jesh në gjendje të qëndrosh në këmbë në shtëpinë tënde, të gatuash apo të hapësh një dollap e të nxjerrësh disa çorape”, tha Nebrera.


“Këto janë llojet e gjërave që ju mungojnë kur jetoni në një veturë”, shtoi ai duke theksuar që akomodimi në Ibiza po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.

Ndryshe, Ibiza është një nga katër ishujt e Mesdheut që së bashku me Mallorcan, Menorcan dhe Formenteran formojnë ishujt Balearik të Spanjës, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se shkaku i kostove të larta të qirasë shumë vendas aty jetojnë në kushte të ngjashme me Nebreran.

“Shumë njerëz përfundojnë në kushte të mjerueshme dhe ne kemi filluar të shohim lagje të varfra në të gjithë ishullin”, tha Daniel Granda, zëdhënës i organizatës Sindicato de Inquilinas de Ibiza y Formentera që përfaqëson qiramarrësit vendas.

Vetëm në ishujt Balearik çmimet janë rritur me një mesatare prej 18 për qind gjatë vitit të kaluar.

Me një popullsi prej 160 mijë banorësh, Ibiza priti afro katër milionë turistë vitin e kaluar dhe shënoi rekord në aktivitetin e saj ekonomik e turistik. Mirëpo, problemi i strehimit të qytetarëve të saj thuhet të ndikojë edhe në turizëm.

Autoritetet lokale po ia atribuojnë problemin e strehimit pronarëve të shtëpive që po e shkelin ligjin duke i ofruar pronat e tyre me qira shkaku i fitimit më të madh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori