Një video amatore shfaq ikjen masive të qindra emigrantëve që në kolonë të gjatë tentojnë të kalojnë lumin Rio Grande në Eagle Pass të Teksasit, që Fox News e përshkruan si “një prej grupeve më të mëdha që kanë pasur rastin ta shohin”.

Agjentët kufitarë kanë arritur të kapin një numër të emigrantëve muajve të fundit. Edhe ata e përshkruan tentimin për futje në SHBA, si grupin më të madh që ndonjëherë kanë pasur rastin ta shohin, transmeton Telegrafi.


“Është një kolonë e gjatë që vështirë se mund të numërohen, bëhet fjalë për disa qindra. Ata udhëhiqen nga persona të caktuar në ujë”, tha një zyrtar i rojës kufitare në Rio Grande.

Afro 26 mijë emigrantë janë ndaluar nga dogana amerikane dhe rojet kufitare brenda një jave, thuhet në kumtesën e policisë amerikane në Teksas.

Në anën tjetër, autoritet meksikane janë zotuar se do të investojnë 1.5 miliard dollarë që të forcojnë pikat kufitare dhe të ndalin emigrimin masiv. /Telegrafi/