LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 18° partlycloudy_day

Qeveria zoton mjetet për fazën përfundimtare të ujësjellësit për Komunën e Mamushës dhe fshatrat e Përdrinisë

Qeveria zoton mjetet për fazën përfundimtare të ujësjellësit për Komunën e Mamushës dhe fshatrat e Përdrinisë

Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike ka zotuar mjetet financiare për fazën përfundimtare të ujësjellësit për Komunën e Mamushës dhe disa fshatra të Përdrinisë në Prizren, teksa është përkrahur edhe projekti i ujësjellësit në Gërnçarë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të zëvendësministrit të Ekonomisë, Getoar Mjeku, KRU “Gjakova” ka përfituar “500 mijë euro për fazën përfundimtare të rrjetit të ujësjellësit për vendbanimet Krushë e Madhe, Piranë, Zojz, Medvec dhe Mamushë”.

“Kurse KRU Hidroregjioni Jugor përkrahet me 145 mijë euro për me përmbyllë ujësjellësin në Gërnçarë të Prizrenit”, ka njoftuar Mjeku në rrjetet sociale raporton Telegrafi.


Ndërkaq ndarja e këtyre mjeteve është konfirmuar edhe nga KRU “Gjakova” që ka vlerësuar se ky investim në fshatrat Krushë, Piranë, Zojz, Medvec dhe Komunën e Mamushës “është jetik për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke kontribuar drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe zhvillimin e këtyre komuniteteve”.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç ka theksuar se buxheti i nevojshëm për fazën përfundimtare të ujësjellësit është siguruar nga organet qeveritare dhe ka shprehur mirënjohje për angazhimet në këtë drejtim edhe të kreut të KDTP-së, Fikrim Damka.

“Me përfundimin e plotë të këtij projekti, i cili pritet prej 100 vitesh, do të plotësojmë një nga mungesat tona më të mëdha”, është shprehur Krasniç.

Muaj më parë autoritetet komunale të Prizrenit dhe ata të Mamushës patën njoftuar se në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” ka nisur realizimi i projektit që do të mundësojë furnizimin me ujë për disa fshatra të Përdrinisë dhe për Mamushën, dhe se vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Media italiane shkruan për incidentin në BBVA: Dhuna në Big Brother të Shqipërisë, konkurrenti godet me grusht

Media italiane shkruan për incidentin në BBVA: Dhuna në Big Brother të Shqipërisë, konkurrenti godet me grusht

Magazina
Arbër Hajdari reagon pas incidentit në Big Brother: Një shuplakë nuk tregon forcë, por dobësi – turp që nuk harrohet

Arbër Hajdari reagon pas incidentit në Big Brother: Një shuplakë nuk tregon forcë, por dobësi – turp që nuk harrohet

Magazina
Pas dhunës ndaj Gjestit, policia e lë të lirë Jozin

Pas dhunës ndaj Gjestit, policia e lë të lirë Jozin

Magazina
Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Lajme
Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen

Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen

Kronika e Zezë
Kërcënohet G Bani pasi i doli në mbështetje Gjestit: Jetën e jap, terrorin nuk e pranoj

Kërcënohet G Bani pasi i doli në mbështetje Gjestit: Jetën e jap, terrorin nuk e pranoj

Magazina
Kalo në kategori