LAJMI I FUNDIT:

Qeveria thotë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare, për vizën amerikane të Haradinajt

Qeveria thotë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare, për vizën amerikane të Haradinajt

Rrjeti televiziv “Al Jazeera Balkans” ka raportuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendosjes së taksës prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në lidhje me këtë raportim, Qeveria e Kosovës po thotë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë ka thënë për Telegrafin se Haradinaj do të udhëtonte në Amerikë vetëm për Lutjet e Mëngjesit, jo për konferenca tjera.


“Zyra e Kryeministrit ende nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth çështjes së vizës për z. Ramush Haradinaj. E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”, ka thënë Gashi.

"Al Jazeera Balkans": Haradinajt i refuzohet viza amerikane, shkaku i taksës ndaj Serbisë
Lexo po ashtu "Al Jazeera Balkans": Haradinajt i refuzohet viza amerikane, shkaku i taksës ndaj Serbisë

Ndryshe, gazetari i “Al Jazeera Ballkans” raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt.

Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi se Haradinaj nuk kishte marrë vizën për hyrje në SHBA shkaku i aplikimit të një takse ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, kurse mungesën e tij në këtë ngjarje “Al Jazzera Baklans” iu  konfirmua nga njëri prej organizatorëve të konferencës.

Kryeministri i Kosovës njoftoi sot se Qeveria e Kosovës është e gatshme të pezullojë përkohësisht taksat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nëse ofrohen garanci ndërkombëtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare që do të rezultojë në njohjen e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori