Qeveria sot procedon Demarkacionin në Kuvend

14:"Ridvan Slivova
Qeveria e Kosovës do të procedojë sot në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Kështu ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të premten, kur edhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee me të cilin u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndërkaq, në bazë të njoftimit për media dërguar nga zyra e kryeministrit, Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































