LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare do te krijojë platformën E-Visitor për uljen e informalitetit të Airbnb dhe Booking

Qeveria shqiptare do te krijojë platformën E-Visitor për uljen e informalitetit të Airbnb dhe Booking

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pohoi se në kuadër të rritjes së turizmit dhe monitorimit të tij, do të krijohet platforma E-Visitor, që nga viti 2025 do të mbledh të dhëna të sakta për numrin e vizitorëve dhe rezervimeve nga platformat Airbnb dhe Booking. 

“Kjo platformë do të ndihmojë në uljen e informalitetit nga strukturat e akomodimit dhe në përmirësimin e monitorimit të sektorit turistik,” tha ministrja.

Kumbaro prezantoi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese projektbuxhetin e Ministrisë për vitin 2025, duke nënvizuar rëndësinë e investimeve të reja për promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtjen e mjedisit.


Kumbaro deklaroi se “projektbuxheti i vitit 2025 do të ketë një rritje prej 7.9% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa investimet e brendshme do të rriten me 19%, ose 173 milionë lekë më shumë.”

Një nga investimet kryesore do të jetë rikualifikimi i Eko-Parkut të Ulzës, një projekt i cili, sipas saj, do të zhvillohet në tri vite me një kosto totale prej 523 milionë lekësh.

“Punimet për Eko-Parkun e Ulzës kanë nisur këtë vit, dhe parashikojmë që ato të avancohen më tej në vitin 2025,” u shpreh Kumbaro, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e infrastrukturës ujore dhe promovimin e turizmit ekologjik në rajon. Një tjetër projekt madhor është ndërtimi i Qendrës Multifunksionale për Parkun Kombëtar të Vjosës, me një buxhet prej 690 milionë lekësh.

“Qendra kryesore do të ndërtohet në Tepelenë, aty ku lidhet Vjosa me lumin Drino, ndërsa dy pika të tjera do të vendosen në Përmet dhe Nartë, Vlorë,” shpjegoi Kumbaro. Këto qendra do të ofrojnë shërbime për vizitorët dhe infrastrukturë për kërkime shkencore mbi biodiversitetin unik të Vjosës.

Ministrja nënvizoi se “të gjitha këto do të shpjegojnë jo vetëm përmes edukimit, por edhe përmes informacionit të prezantuar në mënyrë reale dhe moderne të gjithë biodiversitetin e Vjosës, të cilin shkencëtarët ndërkombëtarë e quajnë laborator natyror unik për faktin se
është lumi i fundit i egër në Europë.”

Në fushën e mjedisit, Ministrja Kumbaro theksoi se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, do të mbështesë bashkitë bregdetare në pastrimin e vijës bregdetare gjatë sezonit 15 qershor – 15 shtator 2025. Ajo shtoi se do të investohet gjithashtu në menaxhimin e mbetjeve, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë përmes programeve të posaçme.

Në prezantimin e saj, Kumbaro theksoi se Shqipëria ka pritur 9.7 milionë vizitorë të huaj ose 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa paralelisht janë rritur edhe të ardhurat nga sektori i turizmit duke arritur shifrën 2 miliardë lekë për gjashtë muajt e parë të vitit 2024 ose 500 milionë euro më shumë se gjashtë-mujori i parë i vitit 2023.

“Turizmi këtë vit po shfaq dy karakteristika kryesore, të cilat parashikojmë se në vitin 2025 do theksohen akoma më shumë. Së pari, është shtrirja në kohë dhe së dyti shtrirja në territor. Për 9-muajt e parë të vitit, zonat e mbrojtura u vizituan nga 4,5 milionë vizitorë vendas dhe të huaj (shifër që tejkalon gjithë vitin 2023), ndërsa sitet e kulturës arritën rekordin e 1,1 milionë vizitorëve”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në përmbyllje, ministrja përmendi projektet e rëndësishme që pritet të zhvillohen, duke përfshirë pjesëmarrjen në panairin “ITB Berlin” ku Shqipëria do të jetë vendi mikpritës për vitin 2025, panairin “Fitur” në Spanjë, si dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2024-2030.

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori