LAJMI I FUNDIT:

Qeveria premton rritje buxhetore për trajtimin e sëmundjes së kancerit të gjirit

Qeveria premton rritje buxhetore për trajtimin e sëmundjes së kancerit të gjirit

Ministria e Shëndetësisë do të punojë në ngritjen e kapaciteteve që i gjithë trajtimi i kancerit të gjirit të bëhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu është thënë sot në manifestimin informativo-kulturor dhe ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”, që për herë të dhjetë është organizuar nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është senzibilizimi për rrezikun që sjell kanceri i gjirit dhe parandalimin e tij me kohë.


“Rreziku më i madh për shkak të hezitimit të femrës kosovare kryesisht në zonat rurale që të bëjnë kontrollet e duhura. Qeveria e Kosovës obligohet që të rrugëtojmë së bashku me të gjitha mekanizmat që të ndihmojmë në diagnostifikimin e hershëm që kjo sëmundje mos ta mund askënd në Kosovë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se do të bëjë çmos që të ngritin kapacitetet që i gjithë trajtimi i kancerit të gjirit të bëhet në QKUK.

“E keni përkrahjen time dhe do të ketë rritje buxhetore për trajtimin e sëmundjes tuaj. Do të jem aleati juaj dhe do të arrijmë të realizojmë shumë projekte për ju”, tha ai.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se ecja tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit, shënon përpjekjen tonë të vazhdueshme për t’u vetëdijesuar për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe ky pikë takim është thirrje për mbështetje institucionale me qëllim që kjo sëmundje të zbulohet më herët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori