Qeveria e Kosovës po premton platformë dhe strategji për dialogun me Serbinë, mirëpo pas takimit të paraparë në mes të qershorit, kur edhe pritet të vendoset kapitulli i ardhshëm i dialogut.
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu thotë se takimi në Bruksel do të mbahet vetëm për përcaktimin e dialogut të ardhshëm, për të cilin thekson se patjetër që do të ketë platformë dhe strategji kur t’i vjen koha.
“Sa i përket takimit të mesit të këtij muaji, ky takim nuk është takim i dialogut, por është takim për dialogun e ardhshëm. E për dialogun e ardhshëm, patjetër që do të ketë platformë dhe strategji për të cilën do të ulemi dhe diskutojmë kur t’i vije koha. Kurse për dialogun e kaluar do të ketë diskutim në Kuvend dhe analizë për marrëveshjet e deritanishme, në kuptimin e zbatueshmërisë së tyre dhe ndikimin që ato marrëveshje kanë pasur në jetën e qytetarëve”, thotë ai.
Ai thotë se kur të ketë dakordim për kapitullin e ri të dialogut, Qeveria Kurti do t’i ketë dokumentet e nevojshme për pozicionim në këtë proces.
“Është e hershme si proces dhe si hap për faktin se çfarëdo të ndodhë në mes të këtij muaji, është vetëm një diskutim për të ardhmen e dialogut dhe jo dialoguar në kuadër të atij procesi të mëhershëm. Atëherë është e rrugës të trajtohet ky takim ashtu siç është dhe për të ardhmen, kur të ketë një dakordim për kapitullin e ri të dialogut do të ketë dokumentet e nevojshme në të cilat bëhet përgatitja e qeverisë sa i përket këtij procesi. Por duhet ta keni parasysh se disa dokumente mund të jenë publike për diskutim, por disa të tjera për shkak të ndjeshmërisë së përmbajtjes së tyre nuk mund të jenë pjesë e diskutimit publik”, thotë Kryeziu.
Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj insiston në kërkesën që kryeministri Kurti ta sjellë platformën për dialogun në Kuvend, para së niset për Bruksel dhe të zhvillojë takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Nuk duhet të shkojë (Bruksel) pa një platformë, ai duhet shpejtë të sjell platformën në Kuvendin e Kosovës, të debatohet edhe t’i merr propozimet edhe të opozitës dhe partnerëve qeverisës. Të hartohet platforma dhe të dihet cilat janë hapat e diskutimit. Ajo çfarë kërkojmë prej zotëri Kurti është që mos t’na befasojë me ndonjë marrëveshje që është e befasueshme për Kosovën”, deklaron ajo për KP.
KosovaPress për këtë temë ka tentuar të marrë qëndrimin edhe të dy partive tjera opozitare, PDK dhe LDK por që nuk janë përgjigjur.
Ndërkohë, platformë për dialogun nga ana e Qeverisë Kurti kërkon edhe Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
“Ne si KDI kemi bërë thirrje që qeveria të përgatisë një platformë dhe strategji për dialogun. Do të ishte mirë që të kishte një dokument të shkruar ku artikulohen qartë pozicioni i Kosovës për këtë proces. Ku iu bëhet një analizë marrëveshjeve tashmë të arritura të dialogut që mbledhin informacionet nga terreni se çfarë ka ndodhur dhe sa janë zbatuar ato në mënyrë që shteti i Kosovës të ketë gjitha informacionet para se të vazhdojë me dialogun me Serbinë”, thotë ai.
Në mesin e muajit qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa, një takim i tillë është refuzuar nga kryeministri Kurti në muajin maj.
Për t’u përgatitur rreth këtij takimi, gjatë kësaj jave qëndruan në Kosovë emisari special i BE-së për dialogut Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë